Ceremoni zyrtare me rastin e 5 Majit “Ditës së Dëshmorëve” në Kukës.

Në përkujtim të 5 Majit “Dites së Dëshmorëve” në varrezat e të rënëve në Kukës nga ana e Institucionit të Prefektit të Qarkut Kukës u organizua një ceremoni zyrtare shtetërore

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin pas-ardhës të familjeve të dëshmorëve,veteranë,nxënës shkollash,përfqesues të institucioneve qëndrore dhe vendore,të rinj e të reja e ushtarakë.

Merrte pjesë në këtë ceremoni edhe z Safet Gjici kandidat për deputet në qarkun Kukës.
Në emër të Institucionit të Prefektit të Qarkut përsheëdeti të pranishmit z Liman Morina Prefekt i Qarkut,si dhe z Agim Braha nga Organizata e Familjeve të Dëshmorëve.

Me këtë rast në emër të Institucionit të Prefektit u vendos një kurorë nga Prefekti z Liman Morina dhe Koordinatori i Përgjithshëm z Abdulla Domi,njëkohësiht u vendosën kurora edhe në emër të disa Institucioneve të tjera qëndrore dhe vendore.

Pas ceremonisë u zhvilluan vizita në familjet e dëshmorëve.

Lavdi Dëshmorëve të popullit tonë.