Transparenca e Vendimeve

VENDIM Nr .46 Date 29.07. 2016 PER MIRATIMIN E DISA NDRYSHIMEVE NE BUXHETIN E VITIT 2016

Këshilli Bashkiak Kukës në mbledhjen e tij të datës së mësiperme, pas shqyrtimit të Relacionit dhe P/Vendimit të paraqitur nga Drejtoria e Financës dhe Buxhetit si dhe propozimit të bërë nga një grup këshilltarësh, bazuar në ligjin Nr.139/2015, të miratuar me datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore” nenet 8/2, 9/1/1.1/b, 25,40, 54, ligjin Nr.44/2015, të miratuar me datë 30.04.2015 “Kodi i Proçedurave Administrative në Republikën e Shqiperisë”, ligjin Nr.9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në RSH”, ligjin Nr.9048, date 07.04.2003 “Për trashëgimine kulturore” (i ndryshuar) nenet 8,17,18,34, ligji Nr.9376, date 21.04.2005 “Për sportin” (i ndryshuar) nenet 7,8/2,36, udhezimin e Ministrisë së Financave Nr.2, datë 06.02.2012 “Për proçedurat standarde të zbatimit të buxhetit” pika 96/a, udhëzimin plotësues Nr.1, date 15.01.2016 “Për zbatimin e buxhetit të vitit 2016”, vendimin e Këshillit Bashkiak Nr.17, datë 21.03.2016 “Për miratimin e rregullores së organizimit dhe funksionimit të Këshillit Bashkiak Kukës” nenet 37, 37, si dhe në vendimin e Këshillit Bashkiak Kukës Nr.28, date 08.01.2016 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2016”.

VENDOSI:

1.Të miratojë disa ndryshime ne buxhetin e Bashkisë Kukës, si me poshtë vijon:

  • Shuma 3.501.000 lekë nga llogaria e “të ardhurave” të transferohet në zërat e mëposhtëm:
GrTit.Kap.Artik.Emertimi

Shtese

(leke)

000501110600Paga dhe shtesa mbi pagat3.000
000501110601Kontribut sig.shoq.e shendetsore501
Totali3.501
  • Shuma 450.000 lekë nga llogaria “602” te transferohet për financimin e aktivitetit të organizuar nga shoqëria etnokulturore “Gora”
GrTit.Kap.Artik.Emertimi

Shtese

(leke)

000501110602Financimi i projektit te shoqates “GORA”450
Totali450

 

  • Shuma 5.000.000 lekë nga llogaria “231” të transferohet për bashkëfinancimin e fazës së parë të projektit me Institutin e Arkelogjisë.
GrTit.Kap.Artik.Emertimi

Shtese

(leke)

000501110231Rijetezimi i Kalase se “Peces”- Bashkia Kukes5.000
Totali5.000
  • Shuma 5.000.000 lekë nga llogaria e të ardhurave, të transferohet për shoqerinë Futboll Klub “Kukesi” per bashkëfinancimin e aktiviteteve sportive.
GrTit.Kap.Artik.Emertimi

Shtese

(leke)

000501110602Bashkafinancim i aktiviteteve sportive5.000
Totali5.000

2. Të miratojë disa shtesa në Planin e Investimeve Kapitale të Bashkisë Kukës, si vijon:

Nr.Projektet/PershkrimiNjesiaVlera e investimitBurimi iPlanifikimiObjektivi
  Administrative(leke)FinancimitFazatPeriudhaRezultatet e pritshme
1.Hart.projekti: Sistemim, asfaltim Pallati Kultures – Godina e TurizmitKukes3.130.000Buxheti i Bashkise Kukes 2016Reabilitim i plote i segmentit rrugor
2. Rik. Rruges Myç-Mamez- venddepozitimi i mbetjeve + Ndertim rrethimi i jashtemKolsh7.998.008Buxheti i Bashkise Kukes 2016Reabilitim i plote i segmentit rrugor dhe i venddepozitimit te mbeturinave
3.Ndertim i rrjetit te kanalizimeve te ujrave te zeza, Lagjia “Drinas” Bashkia KukesKukes7.036.112

Buxheti i Bashkise

Kukes

 2016Mbrojtja e mjedisit    dhe sistemimi i KUZ

3. Per zbatimin e ketij vendimi ngarkohet Kryetari i Bashkise Kukes si dhe Drejtoria e Finances dhe Buxhetit.

4. Ky vendim hyn në fuqi pas konfirmimit nga Prefekti i Qarkut Kukës.

KRYETARI I KESHILLIT

Lavdrim SHEHU

V.O.

Ky vendim eshte gjetur i bazuar ne ligj dhe eshte i konfirmuar nga Institucioni i Prefektit te Qarkut Kukes.