Mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile së Qarkut Kukes per periudhen Nentor 2022 – Mars 2023.

Nen drejtimin e Prefektit te Qarkut Kukës Ali Hallaçi, dhe ne kuader te marrjes se masave mbrojtese dhe parandaluese, per perballimin e Emergjencave Civile te periudhes dimerore, u realizua mbledhja e Komisionit Mbrojtjes Civile te Qarkut Kukes per periudhen Nentor 2022 – Mars 2023.
Te pranishmit u njohen me masat e marra nga sektori i PPEC dhe Krizave.
U raportua nga anetaret e Komisionit per masat e marra dhe problematikat e dala ne lidhje me perballimin me sukses te periudhes dimerore.
Gjithashtu u la detyre nga Prefekti i Qarkut qe te behet kujdes me dhenien e marrjen e informacionit.
Krijimi i rezervave me medikamente farmaceutike ne te gjithe rajonin e Qarkut, perforcimi i urgjences spitalore, shtreterve rezerve ne ambientet spitalore .
Institucionet e sherbimit publik ( OSHEE, Ujesjellsat te angazhohen per nje furnizim normal me energji e uje te pijshem.
Te kete komunikim dhe bashkepunim te vazhdueshem me strukturat e Policise Shtetit ne menyre qe mos te kemi bllokim te njerezve dhe mallrave.
Bashkepunimi ndermjet Bashkive dhe Zyrave Vendore Arsimore, per sigurimin dhe mbarevajtjen e procesit mesimor, ngrohjen e ambienteve shkollore dhe transportin e mesuesve dhe nxenesve.