Rreth autoritetit

  1. Kujdeset, ndjek dhe merr masa për plotësimin nga të gjitha insitutucionet në nivel qarku të detyrimeve që kanë për të garantuar sovranitetin, rendin kushtetues dhe shëndetin publik.
  2. Mbikëqyr, kontrollon dhe bashkërendon veprimtarinë e institucioneve qendrore në nivel vendor
  3. Kontrollon dhe kërkon marrjen e masave për zbatimin e programit të qeverisë, për ushtrimin e funksioneve dhe plotësimin e detyrave të përcaktuara në akte ligjore dhe nënligjore, që rregullojnë veprimtarinë e degës përkatëse
  4. Kërkon hartimin e planeve të zhvillimit dhe të projektbuxhetit vjetor, sipas procedurave të përcaktuara në ligj dhe u parashtron mendimin e tij ministrive dhe institucioneve të tjera qendrore
  5. Verifikon dhe shprehet mbi ligjshmërinë e akteve me karakter normativ të organeve të vetëqeverisjes vendore.
  6. Organizon drejtimin e taks-forcave, krijimin e organizmave të përkohshëme, të komiteteve, të grupeve të punës dhe të komisioneve për çështje të caktuara.
  7. Kontrollon dhe monitoron zbatimin në nivel qarku, të politikave sektoriale të Këshillit të Ministrave në bujqësi, arsim, shëndetësi, mjedis, rend publik, ndihmë dhe përkrahëje sociale, turizëm dhe kulturë.

 

CV dhe pagat e nëpunësve që janë subject deklarimi sipas ligjit, përshkrim të procedures së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre.

Rreth prefektit

  1. Prefekti i Qarkut realizon drejtimin e institucionit duke siguruar unitetin e drejtimit politik/administrativ të gjithë veprimtarisë së tij. Është përfaqësues i Këshillit të Ministrave, në Qark dhe përfaqëson instutcionin në marrdhënie me të tretët.
  2. Veprimtaria e Prefektit ushtrohet në përputhje me ligjin për Prefektin dhe gjithë legjislacionin e detyrueshëm për zbatim.
  3. Prefekti është institucion i ngarkuar me ligj për të verifikuar ligjshmërinë e akteve të miratuara nga Organet e Vetëqeverisjes Vendore. Kërkon zbatimin e detyrave dhe marrjen e masave për ruajtjen e rendit, sipas përcaktimeve në aktet ligjore e nënligjore.
  4. Nën drejtimin e Prefektit ngrihet dhe funksionon Komisioni i Planifikimit dhe i Përballimit të Emergjencave Civile, në nivel Qarku.
  5. Në zbatim të përgjegjësive të tij dhe në përputhje me misionin që ka, Prefekti nxjerr urdhëra dhe udhëzime të detyrueshme për zbatim.
  6. Mbikëqyr, kontollon dhe bashkërendon veprimtarinë e institucioneve qendrore në nivel vendor.

Neni 7

Rreth nënprefektit

Në mbështetje të veprimtarisë së prefektit të qarkut dhe në përbërje të administratës caktohen nënprefektët. Nënprefekti për veprimtarinë e vetë për bashkinë/bashkitë përgjigjet drejtpërdrejtë te prefekti i qarkut. Nënprefekti ka këto detyra:

  1. Merr masa dhe informon prefektin e qarkut për përmbushjen e detyrave të caktuara, në zbatim të programit të qeverisë nga institucionet vendore në nivel të bashkisë/bashkive, ushtrimin e funksioneve dhe zbatimin e kompetencave në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore për këto instituicione.
  2. Përpilon raporte e informacione periodike në lidhje me zbatimin e ligjeve dhe akteve të tjera nënligjore nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.
  3. I propozon prefektit të qarkut masa për zhvillimin ekonomiko-shoqëror të bashkisë/bashkive, ku ushtron funksionet.
  4. Informon prefektin e qarkut për masat e marra nga Policia e Shtetit në nivel të bashkisë/bashkive për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike.
  5. Drejton dhe kontrollon veprimtarinë e punonjësit të gjendjes civile, si funksion i deleguar.
  6. Ushtron kontroll ne çdo institucion qendror në nivel të bashkisë/bashkive për marrjen e masave mbrojtëse, ruajtjen dhe mirëmbajtjen e objekteve mbrojtëse si dhe marrjen e masave parandaluese për emergjencat civile.
  7. Informon për planet e zhvillimit të miratuara nga organet e vetëqeverisjes vendore.
  8. Verifikon dhe zgjidh kërkesat dhe ankesat e qytetarëve, shoqatave e komuniteteve. Për rastet jashtë kompetencës së tij, i propozon Prefektit të Qarkut mënyrën e zgjidhjes së tyre.
  9. Në programet e punës, nënprefekti krahas detyrave të administratës, përfshin dhe detyra specifike, të ngarkuara nga Prefekti i Qarkut. Për realizimin e detyrave të ngarkuara, nënprefekti raporton periodikisht te prefekti i qarkut.
  10. Për probleme të veçanta dhe mundësinë e zgjidhjes së tyre, mban kontakte të drejtpërdrejta me koordinatorin e përgjithshëm dhe sektorët në përbërje të administratës së prefektit të qarkut.
  11. Nënprefekti drejton dhe merr pjesë në ceremonitë e ndryshme zyrtare shtetërore që zhvillohen në bashkinë/bashkitë që mbulon si përfaqësues i autorizuar i prefektit të qarkut, si dhe për veprimtaritë e organizuara nga organet e vetëqeverisjes vendore, kur është i ftuar prej tyre.
  12. Për probleme të veçanta, nënprefekti i propozon prefektit të qarkut për mbledhjen e organit këshillues, duke argumentuar paraprakisht domosdoshmërinë e mbledhjes së këtij organi
  13. Kontrollon plotësimin e detyrave në institucionet qendrore në territorin e caktuar, në funksion të realizimit të programit të qeverisë. Kërkon përmirësimin e punës në përmbushjen e detyrave dhe informon prefektin e qarkut për punën e bërë prej tyre.
  14. Përgatit takimet mujore të prefektit të qarkut me drejtuesit e institucioneve qendrore në territorin e caktuar.
  15. Monitoron veprimtarinë e strukturave e të institucioneve qëndrore në nivel vendor, të cilat i bën prezente në takimet mujore.
  16. Zbaton rregullat e etikës të përcaktuara në ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 ‘Për rregullat e etikës në administratën publike”.

 

Marrëdhëniet e nënprefektit me prefektin e qarkut rregullohen në bazë të dispozitave ligjore dhe rregullores së brendshme të funksionimit të administratës së prefektit të qarkut.

LISTA EMERORE E ZYRTAREVE QE MBARTIN DETYRIM PER DEKLARIM TE INTERESAVE PRIVATE

 

STRUKTURA DHE KATEGORIA E PAGAVE TË ADMINISTRATËS SË PREFEKTIT TË QARKUT KUKËS