Bashkia e Kukësit është njëri nga 61 bashkite e Shqiperise.Bashkia Kukes bën pjesë në Prefekturen e Qarkut të Kukësit. Bashkia e Kukësit ka perafersisht 65.100 banore , si dhe një sipërfaqe prej 933 km² me Qendër Administrative Kukësin. Kukësi shtrihet në pjesën verilindore të Krahinës Malore Qëndrore në pellgun me të njëjtin emër, vendosur në gjërësinë gjeografike veriore ndërmjet 41°17’29 dhe 42°05’09 dhe në gjatësinë gjeografike lindorë nga 19°23’30 dhe në 20°23’23. Kukësi ka formën e një shumëkëndëshi me gjatësi, veri-jug 26 km dhe gjerësi 35 km, sipërfaqja 933 km², ndërsa vija kufitare është 156 km.
Nga veriu kufizohet me bashkine e Hasit me vijën kufitare 34 km, nga lindja me vijën kufitare shtetërore 41 km, nga jugu me bashkine e Peshkopisë 40 km dhe nga perëndimi me bashkine e Mirdites 21 km dhe bashkine e Pukës 20 km.
Përsa i përket pozites gjeografike të Kukësit.Qyteti i Kukësit shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Shqipërisë. Kukësi ose Kukësi i Ri është vendosur në rreze të malit të Gjallicës (2487 m) dhe është një ndër qytetet më të reja në Shqipëri e cila ka filluar ndertimet ne v 1962 . Përfundoi së ndërtuari në vitin 1976, dhe vendin e Kukësit të Vjetër e zuri hapësira ujore prej 72,5 km² e liqenit artificial të Fierzës, i cili u ndërtua si rezultat i ndërtimit të Hidrocentralit me po të njëjtin emër. Baseni i këtij liqeni furnizohet nga dy lumenj të rëndësishëm, Drini i Zi ( buron në liqenin e Ohrit ) dhe Drini i Bardhë ( buron në Malet e Rugovës, Kosovë ), të dy këto degë formojnë Lumin Drin, më të gjatin në Shqipëri me 280 km i cili derdhet në Detin Adriatik nëpërmjet Gjirit të Lezhës. Bashkimi i dy Drinave i kanë dhënë Kukësit formën e një gadishulli, gjë që jep një pamje shumë piktoreske.
Emri i Njesise Vendore | Rrethi Kukes | Nr i popullsise | Viti i perditesimit te te dhenave |
---|---|---|---|
Bashkia Kukës | Qyteti | 22.614 | 2014 |
Njesia Administrative | Kolsh | 1.250 | 2011 |
Njesia Administrative | Tërthore | 3.318 | 2014 |
Njesia Administrative | Shtiqën | 3.516 | 2014 |
Njesia Administrative | Malzi | 3.828 | 2014 |
Njesia Administrative | Surroj | 2.317 | 2014 |
Njesia Administrative | Bicaj | 8.557 | 2014 |
Njesia Administrative | Zapod | 3.076 | 2014 |
Njesia Administrative | Shishtavec | 5.111 | 2014 |
Njesia Administrative | Topojan | 2.607 | 2014 |
Njesia Administrative | Ujmisht | 1.797 | 2011 |
Njesia Administrative | Grykë-Cajë | 1.440 | 2011 |
Njesia Administrative | Bushtricë | 4.391 | 2014 |
Njesia Administrative | Kalisë | 827 | 2011 |
Njesia Administrative | Arrën | 462 | 2011 |
Gjithsej | 65.100 Banorë |
Tropoja ndodhet në verilindje të Shqipërisë dhe kufizohet në veri me Malin e Zi, në jug me Rrethin e Hasit, në perëndim me Qarkun e Shkodrës (me rrethet Shkodër dhe Pukë) dhe në lindje me Republikën e Kosovës. Gjatësia e vijës kufitare me Kosovën është 81 km, ndërsa me Malin e Zi rezulton 31 km. Rrethi i Tropojës ka një sipërfaqe prej 1043 km2, dhe me nje popullsi perafersisht prej 28.170 banoresh,ndërsa sipërfaqja e qytetit të Bajram Currit rezulton 160 ha. Ky rreth shtrihet në juglindje të Alpeve të Veriut.
Tropoja është një zonë tipike malore. Si një pjesë përbërëse e Alpeve Shqiptare, hapësirën më të madhe të sipërfaqes së rrethit e zënë malet e larta. Lartësia mesatare e rrethit të Tropojës është ndër më të lartat në Shqipëri – 1105 m mbi nivelin e detit
Tropoja është një zonë kryesisht bujqësore dhe blegtorale përsa i përket aspektit ekonomik. Sektorët prioritarë me bazë zhvillimi për të ardhmen konsiderohen turizmi rural e malor, prodhimi bujqësor dhe përpunimi i produkteve bujqësore duke u mbështetur në kushtet e përshtatshme natyrore, klimatike dhe gjeografike të rrethit. Ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë konsiderohet industria minierare.
Lugina e Valbonës është ndër atraksionet kryesore jo vetëm të Tropojës, por edhe të Shqipërisë. Si zona e dytë malore më e vizituar në Shqipëri (pas Thethit), ajo shtrihet në një sipërfaqe prej 8000 ha dhe ndodhet 23 km larg qytetit të Bajram Currit. Lugina është një monument natyror i mbrojtur nga shteti në cilësinë e një “Parku Natyror Kombëtar”.
Emri i Njesise Vendore | Rrethi Tropoje | Nr i popullsise | Viti i perditesimit te te dhenave |
---|---|---|---|
Bashkia Bajram Curri | Qyteti | 8.214 | 2014 |
Njesia Administrative | Bujan | 2.874 | 2014 |
Njesia Administrative | Margegaj | 3.000 | 2014 |
Njesia Administrative | Tropoje fshat | 5.438 | 2014 |
Njesia Administrative | Llugaj | 2.149 | 2014 |
Njesia Administrative | Fierze | 2.462 | 2014 |
Njesia Administrative | Bytyq | 2.094 | 2014 |
Njesia Administrative | Lekbibaj | 1.947 | 2014 |
Gjithsej | 28.170 Banorë |
Bashkia e Hasit është sipas ndarjes se re teritoriale nje nga 61 bashkite e Shqipërisë. Bashkia e Hasit ka perafersisht 22,300 banorë (deri ne vitin 2014 sipas gjendjes civile Has), një sipërfaqe prej 374 km² dhe qendër Krumën.
Hasi është një krahine etno-gjeografike me kufij te përcaktuar shume qarte, i rrethuar pothuajse rreth e qark i gjithë Hasi me lumenj ne mes ngrihet madheshtor mali i Pashtrikut me lartesi 1989 m mbi nivelin e detit.
Në veri dhe në lindje, Drini i Bardhë dhe dega e tij Ereniku që e ndajnë nga Krahina e Rekës dhe Podrimës (Rrafshi i Drinit). Ne jug dhe në perëndim kufizohet me krahinën e Lumës dhe Malziut me të cilat i ndan Drini i Bardhë dhe i bashkuar dhe sot liqeni i Fierzës, ndërsa në veri-perëndim përroi i Skatinës e ndan nga Butyci i rrethit të Tropojës.
Emri i Njesise Vendore | Rrethi Has | Nr i popullsise | Viti i perditesimit te te dhenave |
---|---|---|---|
Bashkia Krume | Qyteti | 8.944 | 2014 |
Njesia Administrative | Golaj | 8.095 | 2014 |
Njesia Administrative | Fajza | 4.186 | 2014 |
Njesia Administrative | Gjinaj | 1.106 | 2011 |
Gjithsej | 22300 Banorë |