PREFEKTI I QARKUT KUKËS

Takim me Komisionin e Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile Kukës. 27.02.2018

Duke parë përkeqësimin e motit dhe në zbatim te detyrave te ngarkuara sot datë 27.02.2018 ora 09.00 u zhvillua ne Prefekturen Kukes takimi i Komisonit te Planifikimit dhe Perballimit te Emergjencave Civile me antaret e ketij komisioni per te marre informacion për gjendjen aktuale dhe për të masat e duhura per te perballuar me sukses situaten e krijuar nga temperaturat e ulta dhe bllokimi i territorit nga renja e sasise se madhe te bores.
Qe ne fillim ne kete takim nga ana e Prefektit z Kuçana eshte falenderuar angazhimi i djeshem i strukturave te Drejtorise Vendore te Policise se Kufirit dhe Migracionit Kukes te cilet bene te  mundur transportin nga fshati Novosej deri ne Kukes te nje personi qe fatkeqesisht kishte nderruar jete per shkaqe natyrale dhe qe pati ndikim ne opinionin publik per angazhim te shtetit.
Nga informacioni i dhene nga z Azem Tema pergjegjesi i sektorit te Emergjencave Civile ne Institucionin e Prefektit te Qarkut rezultoi se kemi pasur kontakte te vazhdueshme me te gjitha firmat sipermarrese dhe se jane zhvilluar inspektime ne te gjitha segmentet me qellim qe te mbahen ne gadishmeri te gjitha rruget dhe te hidhet  krype per te garantuar levizjen pa problem ne te gjitha akset rrugore.Rruget rurale dhe ish komunale thuajse ne te gjithe qarkun jane te bllokuara.
Pra në përgjithësi situata sot paraqitet problematike në hapjen e rrugëve për shkak të rënjes se reshjeve te mëdha të borës,por pavarësisht kësaj rruga e kombit është pothuajse e hapur dhe udhëtohet pa zinxhirë ndërkohë pa zgjidhje ngelet segmenti Ura e Zapodit–Shishtavec për shkak se Bashkia Kukes nuk ka një kontratë me Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe nga ana e kësaj Bashkie i është bërë kërkesë që të kalohet ne vartësi të këtij Autoriteti si pjesë e rrugës nacionale.
Edhe nga ana e OSHEE–se u rraportua se ka pasur furnizim te mire te konsumatoreve me energji elektrike dhe se eshte kerkuar qe grupet e punes te jene ne gadishmeri te vazhdueshme dhe te ndjekin situaten me qellim eleminimin e difekteve dhe furnizimin ritmik te abonenteve me energji elektrike.
DAR Kukes raportoi ne kete takim se nuk po zhvillohet sot mesim ne 24 shkolla per shkak se ka qene i pamundur transporti i mesuesve dhe i nxenesve ndaj kerkohet qe te merren masa per hapjen e rrugeve me qellim vazhdimin normal te mesimit ne te gjitha shkollat e qarkut Kukes.Nga ana e Bashkise Kukes kerkohet te marrin masa per furnizmin me dru zjarri per ngrohje ne ato shkolla ku ato mungojne momentalisht.
Porosi specifike nga ana e Prefektit te Qarkut Kukes ka dhene edhe per strukturat e shendetesise me qellim qe ti pergjigjemi ne kohe dhe me masat e duhura situates se krijuar nga gripi.
Prefekti i Qarkut kerkoi qe Shtabi i Emergjencave Civile te vazhdojne  inspektimet intensive ne te gjithe territorin e Qarkut dhe te koordinohet puna ne mes Institucioneve Qendrore dhe Vendore per te perballuar me sukses situaten e krijuar.Rruga me zinxhire konsiderohet rruge e bllokuar.

 

 

PREFEKTI I QARKUT KUKËS

 

Lënda: Informacion mbi situatën e krijuar si pasojë e kushteve klimaterike për datën
               27.02.2018 në Qarkun e Kukësit. 

Situata në Qarkun e Kukësit gjatë datës 27.02.2018   ora  07:50  është si më poshtë:

 Situata klimaterike: Qarku i Kukësit që nga ora 03.00 të datës 27.02.2017 u përfshi nga reshje të dendura të dëborës  të shoqëruar me temperatura të ulëta e erëra të forta.Lartësia e borës në Tunel-Kalimash 40 cm, Q.Shllak 70 cm,Q.Tobli 40 cm ,Q.Luzhë 20 cm,Valbonë 40 cm e Q.Morinë 20 cm.Në qytete Kukësi 15cm B.Curri 20 cm e Kruma 15 cm.
Aktualisht reshjet e borës vazhdojnë me intensitet të lartë në të gjithë Qarkun Kukës.

Sipas informacionit të Stacionit Ushtarak Meterologjik Kukës kemi këto të dhëna:
Temperatura aktuale:     -6.8 gradë celsius.
Temperatura minimale: -7.0 gradë celsius.
Reshje                   :              2 mm.

Sipas informacioneve të marra nga Firmat Kontraktore të akseve rrugore nacionale strukturat e emergjencave civile në tre bashkitë, strukturat përgjegjëse që menaxhojnë situatën është si më poshtë:
Akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit vazhdojnë të jenë   nën efektin  e rënies së reshjeve të shumta të borës e erërave të forta duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Aktualisht është kjo gjendje në akset të cilat janë prekur nga këto kushte atmosferike:
Rruga e Kombit e kalueshme pjesërisht me zinxhirë.Punojnë 12 borëpastruese e 2 kamionçina.Lartësia e borës në Tunel-Kalimash 40 cm.Kolsh-Q.Shllak  e kalueshme  me zinxhirë.Punojnë  4 borëpastruese.Lartësia e borës 70 cm.Kukës-Bushtricë  e kalueshme me zinxhirë.Punojnë  2 borëpastruese.Lartësia e borës 30 cm.Kukës-Ura e Zapodit e kalueshme pa zinxhirë.Punojnë  1 borëpastruese e 1 fadromë.Kukës-Krumë-Q.Prushi-Kam e kalueshme pjesërisht me zinxhirë. Punojnë 2 borëpastruese e 1fadromë.Lartësia e borës Q.Tobli 40 cm e në Q.Prushi 30 cm.B.Curri-Kam  e kalueshme pa zinxhirë.Punojnë  2 borëpastruese 1 fadromë.Lartësia e borës Q.Luzhë 20 cm.Kukës-Krumë-Q.Prushi-Kam e kalueshme pjesërisht me zinxhirë. Punojnë 2 borëpastruese e 1fadromë.Lartësia e borës Q.Tobli 40 cm e në Q.Prushi 30 cm.B.Curri-Kam  e kalueshme pa zinxhirë.Punojnë  2 borëpastruese 1 fadromë.Lartësia e borës Q.Luzhë 20 cm.B.Curri-Valbonë  e kalueshme pjesërisht me  zinxhirë. Punojnë  3 borëpastruese 1 fadromë.Lartësia e borës 40 cm. Q.Morinë-B.Curri-Fierzë-Lekbibaj e kalueshme pa zinxhirë. Punojnë 2 borëpastruese.Lartësia e borës në Q.Morinë 20 cm.

Akset rrugore bashkiake:

Akse të bllokuara:
NjA Arrën,Shishtavec,Grykë-Çajë e fshatra të Nj A Malzi,Topojan.
Fshatra të bashkisë Has.

Energjia elektrike:

Pa energji elektrike:
Bashkia Has:fshatrat Letaj,Zgjeç të NjA Golaj e fshatrat Cahan Kishaj NjA Qendër.

Hidrovoret, uji, lumenjët:

Nuk kemi probleme në drejtim të objekteve me rrëzikshmëri  cilët janë nën kontroll.

Spitalet:

Nga Informacionet e marra nga strukturat nuk kemi emergjenca shëndetësore si pasojë e situatës klimaterike.