Sot, me datë 10.11.2020, Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana, zhvilloi një takim pune me anëtarët e Task-Forcës për masat e marra, për monitorimin e kontrollin e situatës së krijuar nga Covid-19.
Në takim u diskutua mbi situatën aktuale, si rezultat i COVID-19, njohjen e gjendjes, bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe funksionimin e kësaj Task-force, në luftën kundër pandemise në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.
Në këtë takim drejtoret raportuan mbi punën e bërë nga grupet e inspektimit, nga anëtarët e Taskë-Forcës që veprojnë në Qarkun Kukës.
Në fund të takimit Prefekti dha disa detyra si:
Monitorim dhe inspektim të vazhdueshëm në shkallë Qarku nga Task-Forca, në objektet publike dhe subjektet private.
Minimizimin e grumbullimeve në raste ceremonish mortore dhe këto të bëhen në banesat e tyre, duke respektuar rregullat e protokollit shëndetësisë.
Marrje dhënie informacioni, ndërmjet institucioneve për të infektuarit me Covid-19 dhe marrja e masave të duhura për menaxhimin e situatës.
Zbatimi i Aktit Normativ ndaj qytetarëve që nuk karantinohen kur janë të infektuar me Covid-19.
Personat e infektuar me Covid-19, fillimisht duhet të drejtohen te mjeku i familjes, pastaj të ndjekin rrugën e orientuar nga institucionet e tjera shëndetësore.
Marrja e masave për të gjitha ata qytetarë që nuk mbajnë maska në ambientet të hapura dhe të mbyllura sipas aktit normativ të dalë nga Këshilli i Ministrave me datë 12.10.2020.
Nga Spitali Rajonal Kukës të merren masa për krijimin e ambjenteve akomoduese, në rast përkeqësimi të situatës si rezultat i COVID-19 në Qarkun Kukës