Takime dhe aktivitete të zhvilluara nga ana e Prefektit dhe e Administratës së Prefektit.

PREFEKTI I QARKUT KUKES

Kukes më 26.02.2018

 

Takime dhe aktivitete të zhvilluara nga ana e Prefektit dhe e Administratës së Prefektit.

Me datë  21.02.2018 Prefekti i Qarkut z Zenel Kuçana priti në një takim Kryetarin e Komunës së Prizrenit në Kosovë z Mytaher Haskuka.
Në këtë takim Prefekti i Qarkut e falenderoi Kryetarin e Komunës së Prizrenit për vizitën dhe e garantoi atë se do të jetë në mbështetje të gjithë marrëveshjeve për bashkëpunimin në mes të Bashkive të Prizrenit dhe Kukësit me karakter ekonomik kulturor dhe sportiv,duke ndikuar edhe në një bashkim vëllazëror e shpirtëror në mes qytetarëve në dy anët e kufirit.
Z Haskuka duke falenderuar gjithë qytetarët e Qarkut Kukës por dhe të gjithë Shqipërisë për mikpritjen e treguar në pritjen e madhe të të larguarve nga lufta e Kosovës i shprehu Prefektit gadishmërine e Komunës së Prizrenit për vazhdimin e projekteve të nisura për rindërtimin e disa objekteve parashkollore në qytetin e Kukësit si dhe paisjen e tyre.
Njëkohësisht ai siguroi se do të akordohet një fond i veçantë për ngritjen  e një Muzeu të Kujtesës në Kukës si dhe organizimin për një festim në mënyrë madhështore të ditës së përkujtimit të Pritjes së Madhe sivjet në pranverë.

Me datë 22.02.2018 Koordinatori i Përgjithshëm i Institucionit të Prefektit z Abdulla Domi së bashku me Nënprefektin e rrethit Tropojë z Mustaf Tahiraj,Nënprefektin e rrethit Has z Selman Geca ,Përgjegjësin e ZA Tropojë z Petrit Zeneli përfaqësuesi i Njësisë Administrative Tropojë Ramë Kërtoçi si dhe Përfaqësues të Policisë Vendore ishin te pranishëm në një aktivitet të zhvilluar në shkollën e Mesme Ali Ibërnezaj Tropojë e Vjetër të Bashkisë Tropojë.
Ky aktivitet i organizuar nën vëmëndjen e drejtpërdrejtë të drejtoreshës së shkollës znj Drita Elezi dhe të zhvilluar në formen e një ore të hapur trajtonte shkaqet,rrezikun dhe pasojat që sjellin për shëndetin e qytetarëve përdorimi i lëndëve narkotike dhe i drogave pararendëse si duhani dhe alkoli.
Aktiviteti ishte i konceptuar ne formë ndërhyrje nga auditori cfarë i bëri të gjithë të pranishmit aktorë të kësaj veprimtarie mjaft të mirë dhe të pregatitur.
Në fund të pranishmit i përshëndeti z Abdulla Domi i cili vlerësoi mjaft mënyrën e pregatitjes së këtij aktiviteti nga ana e kësaj shkolle dhe kërkoi nga strukturat arsimore në këtë Bashki që të vazhdojnë të zhvillojnë aktivitete të tilla me karakter informues dhe parandalues në të gjitha shkollat si një ndër detyrat kryesore në funksion të eleminimit të këtij fenomeni.

Me datë 23.02.2018 Prefekti i Qarkut Kukës z Kuçana ishte në Njësinë Administrative Shishtavec me rastin e hapjes së aktivitetit sportiv ‘Kampionati i Skive 2018’
Në këtë aktivitet që u zhvillua në pllajat e Shishtavecit pati një numër shumë të madh të dashamirësve të këtij sporti burrëror si dhe u zhvillua një garë e fortë sportive duke u ndarë në fund edhe çmimet për cdo fitues.
Ja vlen të theksohet organizimi i mirë i kësaj veprimtarie nga ana e Këshillit të Qarkut si dhe angazhimi masiv në këto aktivitete i shtresave të ndryshme të qytetarëve duke filluar që nga të vegjëlit e deri tek veteranët kampionë të këtij sporti ndër vite.
Në përshndetjen e rastit prefekti u ndal në rëndësinë e madhe që kanë sportet në përgjithësi por sidomos sporti i skive në veçanti për një shëndet të plotë dhe një jetë të shëndetshme.
Ai ju garantoi sportdashësve se do të bëjë të gjitha përpjekjet për të ndikuar në qeveri për sigurimin e fondeve për zhvillimin e këtyre aktiviteteve me karakter promovues të turizmit si një ndër prioritetet e Këshillit të Ministrave.