Sot Prefekti i Qarkut z. Zenel Kuçana prezantoi Drejtorin e ri të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Kukës z. Adem Lala.
Prefekti i Qarkut e falenderoi ish Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të punësimit dhe Aftësive z. Ledian Halilaj dhe administratën, për punën e bërë.
Prefekti i Qarkut u ndal në disa momente që kërkojnë vëmendje të shtuar:
• Etike komunikimi dhe shërbim sa më cilësor ndaj qytetarëve.
•Administrata të punojë maksimalisht me qëllim rritjen e numrit të të punësuarve dhe rritjen e përgatitjes profesionale e cilësore të qytetarëve që kanë nevojë për tu futur në tregun e punës.