Ndarja e çmimeve të fituara nga Bashkitë për konkursin Kombëtar sipas praktikave me te mira te Bashkive të Forta

Sot nën kujdesin e Ministrisë së Brendshme dhe Ambasadës Zvicrës në Tiranë u zhvillua takimi online me Prefektet e Qarqeve dhe përfaqësuesit e Bashkive për ndarjen e çmimeve të fituara nga Bashkitë sipas aplikimeve të bëra për konkursin Kombëtar që në muajin gusht sipas praktikave me te mira te Bashkive të Forta.
Aplikimet e konkurseve ishin në katër drejtime:
– Zhvillimi i arsimit ;
– Këshilla bashkiak të forta
– Emergjencat Civile
– Menaxhimi i mbetjeve urbane .
Te tre bashkite e qarkut Kukes konkuruan me 12 projekte, juria e ngritur në shkalle kombëtare vlerësoj këto aplikime dhe dy bashkitë e qarkut Kukës fituan nga një projekt:
Bashkia Kukës për menaxhimin e mirë të mbetjeve urbane dhe ndikimi i pozitiv i drejteperdrejte ne liqenin e Fierzes. Çmim i dhene nga koorporata elektroenergjitike shqiptare me vlere 5000 Euro. Materiali i projektit të konkursit Kombetar i pergatitur e aplikuar nga biologu Arben Palushi .

Bashkia Has :
Për permirësimin e planifikimit dhe monitorimit të sherbimit dhe respektimit te standarteve mjedisore per administrimin e mbetjeve urbane, duke fituar çmimin 5000 Euro sponsorizuar nga Ambasada e Zvicres ne Tirane. Materiali i projektit i përgatitur per konkursin Kombetar nga e reja nga Hasi Emirela Patarria.