Sot nën drejtimin e Prefektit të Qarkut, u mblodh Taskë-Forca Anti Covid-19, në zbatim tē akteve normative për respektimin e protokollit tē shëndetësisë, nē mbrojtje tē qytetarëve nga kjo pandemi.
Morën pjesë në këtë takim antarët e taskë-forcës, të cilët raportuan aktivitetin e tyre dhe punën e bërë deri tani.
Në fund të takimit Prefekti dha disa detyra :
– Bashkëpunimi midis institucioneve për rritjen e efektivitetit të punës.
-Menaxhimi i situatēs duhet të jetë në nivelin e duhur, me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për zbatimin e rregullave të protokollit të shëndetësisë.
-Jo dasmave, ndërsa vakitë të bëhen të kufizuara, ne shtëpi jo në lokale.
– Subjektet private ( lokale, markete, dyqane) të respektojnë distancat fizike të lejuara.
-Tē punohet që të mbahen barrierat mbrojtëse (maskat ) nga të gjithë qytetarët në ambjente te hapura dhe te mbyllura.
– Vëmendje të veçantë ti kushtohet nē mbrojtjen nga Covid -19 përsonelit shëndetësor, shkollave, kopshteve, çerdheve etj.