Sot me datë 18.02.2025, z. Dritan Baji Prefekti i Qarkut Kukës, njëherësh dhe Kryetari i Komitetit Rajonal të Luftës kundër Trafikimit të Personave zhvilloi takim pune me anëtarët e KRAT-it dhe TTAT-së për “Raportimin vjetore të punës së bërë për Luftën kundër Trafikimit të Personave për vitin 2024”.
•Në këtë takim morën pjesë anëtarët e KRAT-it, të Tryezës Teknike Antitrafik dhe përfaqësues nga shoqëria civile.
•Nga të gjithë anëtarët e KRAT-it u raportua për punën e bërë për vitin 2024, në zbatim të Planit të Veprimit Antitrafik, vlen të theksohet se për këtë viti nuk kemi patur asnjë rast të trafikimit të personave.





