Sot më datë 10.02.2025 u emërua Prefekti i ri Qarkut Kukës z. Dritan Baji

Sot më 14.01.2025 Prefekti i Qarkut Kukës z.Agron Geca zhvilloi takim e Komisionit Mbrojtjes Civile të Qarkut në lidhje me gjendjen e situatat aktuale të emergjencave civile dimërore, reagimi i strukturave dhe problemet e dala gjatë kësaj periudhe si dhe raportimin e situatave të ndryshme në Qarkun e Kukësit.
Objektivi kryesor për përballimin e kësaj periudhe është mbajtja e rrugëve që përshkojnë territorin e Qarkut të qarkullueshme.
Nga subjektet kontraktore, me kapacitet e tyre është punuar dhe po punohet për të mbajtur në gjendje funksionale të gjitha akset rrugore nacionale, që kanë në kontratë.
Shërbimet ndaj popullatës, si Arsimi, Shëndetësia , furnizimi me energji elektrike, furnizimi me ujë të pijshëm , gjendja e furnizimit me ushqimet bazë të popullatës të jenë prioritete kryesore nga të giitha strukturat përgjegjëse .
Në fund të takimit Prefekti Geca la detyrat për çdo anëtar dhe kërkoj angazhimin e të gjithë strukturave përkatëse për përballimin e Emergjencave Dimërore.