![📌](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/tac/1/16/1f4cc.png)
Prefekti i Qarkut në përfundim të takimit la detyra që të merren masa për krijimin e mbajtjen e infrastrukturës së domosdoshme, si bazë logjistike, teknike e mjete të gatshme për të ndërhyrë gjatë gjithë kohës.
Nga strukturat e Policisë Qarkullimit Rrugor të Qarkut Kukës të bashkëveprohet me subjektet kontraktore për të gjitha situatat e problematikat.
Subjektet kontraktore duhet të japin informacion për situatat që mund të zhvillohen e problematikat në kohë reale në administratën e Prefektit (Grupin e Punës) për ndjekjen e emergjencave civile.
Të gjitha rrugët nacionale do të quhen të qarkullueshme vetëm atëherë kur do të lëvizet pa zinxhirë në të kundërt nuk do të trajtohen si rrugë me siguri lëvizjeje.