Takime të Prefektit në bashkitë e Qarkut për luftën kundër zjarreve në pyje . Prill 2019.

Duke ndjekur me shqetësim situatën e pa zakontë të shfaqjes së zjarreve ne pyje dhe kullota ne këtë periudhë,si dhe dëmin e madh që po i shkaktohet mjedisit Prefekti i Qarkut Kukës z Zenel Kuçana ka zhvilluar takime në të tre bashkitë e Qarkut me pjesmarrje te aktorëve kryesorë që kanë detyrë ligjore mbrojtjen e pyjeve dhe të kullotave si dhe me përfaqësues të organeve ligjzbatuese në shkallë Qarku dhe konkretisht;

1-Me datë 02 Prill 2019 në një nga sallat e muzeut historik Tropojë me inisiativen e Prefektit të Qarkut Kukës z Kuçana u organizua një takim me pjesmarrjen e Kryetarit Bashkise Tropojë z Besnik Dushaj, shefit komisariatit Tropojë, përfaqësues të Prokurorisë , Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura Kukës , Inspektoriatit të pyjeve, Administratorët e Njësive të Bashkisë , Kryetarët e fshatrave . Në këtë takim u analizua puna e bërë për parandalimin e zjarreve si dhe u vunë detyra konkrete për të ardhmen .Shtojmë se gjatë muajt mars nga kjo Bashki janë dhënë 4 shtetas për ndjekje penale si të dyshuar për zjarrvënje të qëllimshme.

U kerkua nga ana e Prefektit marrja e masave per sigurimin e fondeve te nevojshme per emergjencat civile si dhe mbajtja nen kontroll e situates se zjarreve duke insistuar qe nepermjet strukturave pergjegjese te vihen perpara pergjegjesise zjarr venesit e qëllimshëm.

2-Prefekti i Qarkut Kukës me datë 03.04.2019 zhvilloi në sallën e takimeve të Institucionit nje takim per situaten e zjarreve ne pyje me aktoret kryesore te menaxhimit te kesaj situate.Ne takim moren pjese Drejtori i Policise Vendore se bashku me stafin e tij , Drejtori i SHISH Dega Kukes ,Drejtori i Inspektoriatit Shtetror te Pyjeve dhe Mjedisit Kukes,Komandanti i DMR ,Perfaqesuesi i Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Parē , Drejtori i Administrates se Zonave te Mbrojtura Kukes,Perfaqesues te sektorit te Bujqesise dhe perfaqesues te medias lokale e qendrore.Megjithese pati ftesë zyrtare shkresore per Kryetarin e Bashkise Kukes , per Pergj. e Njesive Administrative , Kryetaret e Fshatrave , Drejtuesit e Zjarrfikseve , Drejtorin e Pyjeve te Bashkise , ata nuk moren pjese ne kete takim per te cilen shprehëm keqardhjen tonē.Ne kete takim u analizua puna e bere dhe u kerkua angazhim akoma me i madh per parandalimin e zjarreve dhe videntimin sa me te shpejte te shfaqjes se vatres se zjarrit dhe nderhyrja e menjehershme per izolimin dhe fikjen e tij.Konstatohet se ka raste te zjarrvënjes se qellimshme ndaj u kerkua nga strukturat pergjegjese angazhim per evidentimin dhe venjen para pergjegjesise te ketyre shtetasve.

3-Me date 03.04.2019 me inisiativën e Prefektit të  Qarkut Kukës u organizua në bashkinë Has një takim pune me shume drejtues institucionesh qendrore dhe vendore me pjesëmarrjen e
N/ Kryetarit Bashkisë Has, Drejtorit Policisë Vendore, Shefit Komisariatit  Has,  Prokurorit Kukës , Dr. Z.M , Inspektoriatit të pyjeve,  Administratorët e Njësive  dhe  Kryetarëve të  fshatrave . Në këtë takim u analizua puna e bërë për parandalimin e zjarreve si dhe u vunë detyra konkrete si:
1.Organizimi i sistemit të lajmërimit në bazë Bashkie, Njesie Administrative.,fshati deri lagjeje.
2.Organizimi i sistemit të vrojtimit për te sinjalizuar per raste të zjarreve në pyje.
3.Marrja e masave për ndërhyrje të menjëhershme nga ana e strukturave operacionale.
U kërkua nga Prefekti i Qarkun Kukës që strukturat e specializuara  të vënë para përgjegjësisë penale të gjithë këqëbërsit, të cilët krijojnë situatë emergjente me zjarret,si dhe informim të shpejtë dhe të saktë në Institucionin e Prefektit për situatat që mund të ndodhin e marrjen e masave.