Me datë 25.9.2020 në orën 15:00, Prefekti i Qarkut z.Zenel Kuçana priti në një takim pune përfaqësuesin e Konçensionarit të Aeroportit të Kukësit, Drejtorin e ASHK dega Kukës, dhe përfaqësuesin e OSHE rajoni Kukës.
Menaxheri i Aeroportit të Kukësit raportoi mbi ecurinë punimeve të bëra deri tani, ku të gjitha punimet po realizohen në kohë dhe sipas grafikut të planizuar që më parë, sipas kontratës.

Në fund të takimit Prefekti i Qarkut vlerësoj punën e bërë dhe kërkoi angazhim maksimal për vazhdimin e punimeve në këtë Aeroport dhe përfundimin e ndërtimit të tij sipas kontratës së lidhur nga Konçensionari e Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.