Sot me datë 26.10.2020, Prefekti i Qarkut Kukës z.Zenel Kuçana, zhvilloi takim pune me anëtarët e Task-Forcës për monitorimin, kontrollin, inspektimin e situatës së krijuar nga Covid-19.
Në këtë takim morën pjesë drejtuesit e ISHSH, NJVKSH, drejtorise Rajonale e Tatim-Taksave, AKU, Policisë Bashkiake, Drejtorisë Vendore të Policisë.
Në takim u raportua dhe diskutua funksionimi i kësaj Task-force, në luftën kundër pandemisë (epidemisë) të Covid-19 , në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.
Në fund të takimit Prefekti terhoqi vëmendjen dhe kërkoj kujdes të shtuar për:




-Personat e infektuar me Covid-19, fillimisht duhet të drejtohen tëk mjeku i familjes, pastaj të ndjekin rrugën teknike dhe institucionale, duke zbatuar protokollin e shëndetësisë .


-Për taskë-forcën dhe anëtarët e saj nuk ka orar, por punë e kontroll nonstop 24 orë në interes të mbrojtjes së jetës të qytetarëve.