Takim me Organin Këshillues dhe Komitetin Rajonal të Zhvillimit të Turizmit.21.03.2019.

Me date 21.03.2019 ne sallen e takimeve te Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes u zhvillua takimi i Organit Keshillues dhe i KRZHT nen drejtimin e Prefektit te Qarkut z Zenel Kuçana me tematikë”Potencialet turistike e Mjedisore te Qarkut,garanci per nje sezon turistik te suksesshem.
Fjalen e hapjes se ketij takimi e mbajti Prefekti i Qarkut z Zenel Kuçana i cili pergezoj te gjithe te pransihmit per punen institucionale te bere gjate vitit qe mbyllem dhe kerkoi nje angazhim akoma me te madh per vazhdimin e punes ne drejtim te promovimit te vlerave turistike.
Materialin e pregatitur per kete takim e prezantoi Koordinatori i Pergjithshem z Abdulla Domi i cili pasqyroi disa te  dhena te rendesishme per punen e bere gjate vitit 2018 per promovimin e vlerave dhe potencialeve turistike te Qarkut Kukes si dhe angazhimin e Institucioneve Qendrore dhe Vendore per nje turizem gjithe vjetor dhe te suksesshem.
Ne kete takim mori pjese edhe perfaqesuesja e Ministrise se Turizmit dhe Mjedisit znj Enxhi Ngallopi si dhe te gjithe antaret e ketyre dy forumeve dhe pasi u be nje prezantim i tyre u kalua ne diskutimin e problematikes se Turizmit dhe Mjedisit dhe folen per punen e tyre ne keto institucione ne funksion te ketyre objektivave.
Ne fund te takimit u kerkua me force nga bashkite e qarkut marrja e masave per pastrimin e mjedisit dhe sistemimin e problematikes se mbetjeve sidomos ne ato pika “te kuqe”si dhe insistimi per investime themelore ne drejtim te infrastruktures ne keto zona.