PREFEKTI I QARKUT KUKËS

 

Takim me Komisionin e Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile Kukës.

Me date 09.05.2018 u zhvillua ne Prefekture takimi i Komisonit te Planifikimit dhe Perballimit te Emergjencave Civile me antaret e ketij komisioni per te marre informacion për gjendjen aktuale dhe masat qe do merren per te perballuar me sukses stinen e zjarreve ne gjithe territorin e Qarkut.

Ne fjalen e hapjes Prefekti i Qarkut z Kuçana pasi falenderoi pjesmarresit ne kete takim e vuri theksin ne detyrat qe dalin perpara te gjithe anetarëve te ketij komsioni per te marre masat e duhura ne funksion te rritjes se gadishmerise ne raste zjarresh ne zonat e banuara e sidomos ne pyje.

Nga informacioni i dhene nga z Azem Tema nga Sektori i Emergjencave Civile ne Institucionin e Prefektit te Qarkut rezultoi se kemi pasur kontakte te vazhdueshme dhe jane zhvilluar inspektime te ndryshme ne shume pika te konsideruara te nxehta sa i takon zjarreve dhe kemi pasur nje bashkepunim te mire me Drejtorite e EC si dhe Sektorin Zjarrfikes ne te tre bashkite per te reaguar sa me shpejt ne vendin ku shfaqet nje vater zjarri dhe per te bere te munduar lokalizimin dhe fikjen e menjehershme te kesaj vatre perpara se ajo te marre permasa te medha.

Koordinatori i Pergjithshem i Institucionit z Abdulla Domi theksoi se duhen marre masa per te angazhuar ne nje kohe sa me te shpejte zjarrfikeset qe disponon DMR Kukes si dhe duhet pare me perparesi paisja e sektorit zjarrfikes me nje automjet zjarrfikes te kaliushmerise se larte dhe me shkalle,duhet te kontrollohen a jane ne funksion hidrantet ku furnizohen keto automjete te sherbimit zjarrfikes ,te ushtrohet kontroll per paisjen me bombola dore zjarrfikese ne shkolla,ne kopshte dhe çerdhe,si dhe te merren masa per te mos zene rruget dhe rrugicat ne qytet me automjete private te cilat e bejne te pamundur vajtjen ne nje rast te mundshme zjarri te automjeteve zjarrfikese.

Folen ne kete takim edhe Drejtori i Drejtorise Vendore te Policise z Perlat Vatoci,z Besnik Hallaçi nga Administrata e Zonave te Mbrojtura,z Kastriot Ymeraj nga DMR Kukes ,z Dan Koloshi nga Bashkia Kukes si dhe te pranishem te tjere te cilet u angazhuan per nje pune sa me cilesore ne funksion te vrojtimit dhe sinjalizimit sa me te shpejte dhe per nje nderhyrje sa me efiçente ne zjarret qe mund te shfaqen.

Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana kerkoi nga Shtabi i Emergjencave Civile te vazhdojne  inspektimet intensive ne te gjithe territorin e Qarkut dhe te koordinohet puna ne mes Institucioneve Qendrore dhe Vendore per te perballuar me sukses situaten qe mund te krijohet ne vazhdim si pasoje e stines se nxehte çka nenkupton shfaqje te mundshme te rasteve te zjarreve.

Ne fund u dhane detyra specifike per secilin institucion apo drejtori qe eshte antar i KPPEC.

Kukes 09.05.2018