Me datë 26.02.2020 Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana zhvilloi takim me Drejtuesit e Degëve Territoriale të qytetit Kukës.
Në këtë takim u raportua mbi punën e bërë nga këto degë, në zbatim të programin e Qeverisë Shqiptare për muajin Shkurt 2020.
Në fund të takimit Prefekti i Qarkut dha detyra konkrete si;
1⃣ Forcimi i disiplinës në punë .
2⃣ Pagesa e detyrimeve në energji elektrike, ujësjellës, taksat vendore të pastrim-gjelbrimit e mjedisit etj .
3⃣ Marrja e masave për mbrojtjen e popullatës nga COVID-19.
4⃣ Rritja e shërbimeve ndaj qytetarëve etj.
5⃣ Bashkepunimi ndërmjet degëve territoriale dhe këto të fundit me organet e vetëqeverisjes vendore.