Sot më datë 2 Qershor, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana, u organizua takimi me Drejtorët e Degëve Territoriale të Qarkut Kukës, për realizimin e detyrave për muajin Maj.
Pas raportimit të drejtuesve për punën e bërë, Prefekti u ndal në disa aspekte të punës së drejtuesve:
– Shërbimi ndaj qytetarëve, të jemi sa më korrekt dhe sa më pranë tyre në ofrimin e shërbimeve.
– Nga drejtuesit e Degëve Territoriale u kërkua të kenë një vëmendje të veçante në mbarëvajtjen e sezonit turistik, bazuar në disa detyrime kryesore si: rendi, siguria e qytetarëve, menaxhimi i mjeteve lëvizëse në pikat e kalimit kufitar Grykë – Morinë , Qaf-Prush, Qaf-Morinë, kujdesi shëndetësor dhe funksionimi i ambulancave e Qendrave Shëndetësore, marrja e masave në mënyrë të veçantë në zonat turistike për mosndërprerjen e energjisë elektrike, si dhe mbajtja e ambjentit dhe mjedisit pastër.
– Në fjalën e tij Prefekti theksoi se: këtë të premte do të organizohet një aksion në shkallë Qarku, për pastrimin e territorit.
Të gjithë degët Territoriale në tre Bashkitë e qarkut Kukës, do të pajisen me grafikun e zonave ku do pastrohet.
– Prefekti theksoi një problem që duhet mbajtur nën monitorim, për ta parandaluar dhe vepruar gjatë situatave të Emergjencave Civile Verore, siç është rënia e zjarreve në pyje, një detyrë kjo jo vetëm shtetërore por edhe njerëzore.
Prandaj të gjithë duhet të kemi plane konkrete në realizimin e detyrave institucionale.