Takim me antarët e Komitetit Rajonal Antitrafik dhe Tryezës Teknike Antitrafik në Qarkun e Kukësit.

Sot ME 22.10.2020 nën kujdesin e Prefektit të Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana, në cilesinë e Kryetarit të Komitetit Rajonal Antitrafik, në bashkëpunim me zyrën e Kordinatorit Kombëtar për çēshtjet e luftës kundër Trafikimit të Personave, pranë Ministrisë së Brendshme, Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe grupi i komunikimit, vijuan takimet informuese, në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese “Zgjidhni mundësitë, jo migracionin e parregullt!” me antarët e Komitetit Rajonal Antitrafik dhe Tryezës Teknike Antitrafik në Qarkun e Kukësit.
Në këtë takim mori pjesë zj. Silvana Radovani, Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme", z. Abdulla Domi, Kryetar i Këshillit të Qarkut Kukës, zj .Emanuela Tollozhina nga Ministria e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, zj. Mimoza Qyra, Kordinatore te Ministria e Brendshme, zj. Alketa Gaxha, Kordinatore e Projektit (IOM), përfaqësues nga Shërbimi Social Shteteror, Inspektorati Punës, Shëndeti publik, Zyra Arsimore, Shërbimet Sociale të Bashkisë, Njësitë për mbrojtjen e fëmijës, Drejtoria e Policisë Vendore e Qarkut, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët diskutuan mbi vijueshmërinë e masave dhe aktiviteteve të zbatuara në bashkëpunim të ngushtë midis tyre në vijimin e fushatës ndërgjegjësuese “Zgjidhni mundësitë, jo migracionin e parregullt!”.
“Të gjithë së bashku mundemi të ndërmarrim hapa të suksesshëm” thekson
Znj. Silvana Radovani.
Në këtë takim Prefekti i Qarkut z. Zenel Kuçana vuri theksin tek “bashkëpunimi mes institucioneve qendrore dhe vendore si dhe bashkëveprimin e te gjithë aktorëve brenda Qarkut për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe migracionit të parregullt, si dhe vlerësoj rolin e rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm të medias në këtë periudhë pandemie për shpërndarjen e informacionit të saktë tek qytetarët”.