Takim i Task Forcës Vendore të Luftës Kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabis.

Në Institucionin e Prefektit në fund të muajit Shtator 2018 u organizua takimi i radhës dhe i fundit për këtë vit i Task-Forcës Vendore të Luftës Kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit, në të cilën u bë një bilanc i punës së bërë nga të gjithë institucionet e përfshira në këtë Task-Forcë.
Prefekti i Qarkut Kukës, në cilësinë e kryetarit të kësaj Task-Force përgëzoj angazhimin dhe punën e bërë nga strukturat e policisë dhe organeve të tjera ligjzbatuese dhe si rezultat i kësaj pune Qarku i Kukësit nuk është ndër territoret problematike të këtij fenomeni.
Situata sa i takon kultivimit te bimëve narkotike është tërësisht nën kontroll të strukturave të shërbimit policor, të cilët po monitorojnë në mënyrë të përditësuar situatën në terren, duke koordinuar edhe me institucionet partnere për goditjen e kësaj veprimtarie dhe te autorëve të saj.
Nga verifikimet dhe inspektimet në terren rezulton se inspektorët dhe strukturat e specializuara të Drejtorisë Vendore te  Policisë Qarkut kane zhvilluar takime me përfaqësues të pushtetit vendor, të komunitetit në njësitë e vetëqeverisjes vendore si dhe me drejtues e nxënës të shkollave në të gjithë Qarkun Kukës.
Vëmendje e veçantë per inspektim nga ana e strukturave te Drejtorise Vendore te Policise, Kufirit, si dhe Sektori të Policisë Ushtarake i është kushtuar tokave pa pronare, shtepive apo stallave te braktisura, serave apo ish objekteve ushtarake në lartësi të territoreve.
Në Qarkun e Kukësit është pothuajse inekzistent fenomeni i kultivimit te bimeve narkotike për shkak të një pune intensive e të mirëorganizuar dhe të mirëkordinuar ndërmjet hallkave të shërbimit policor në Qark, i cili ka përgjegjësinë kryesore në këtë çështje prioritare.

Drejtoria Vendore e Policisë së Qarkut Kukës

Nga Drejtoria Vendore e Policisë, deri aktualisht është kontrolluar 90 % e territorit. Janë identifikuar/evidentuar deri tani 8 (tetë) raste me 1961 rrënjë bimë narkotike “Canabis Sattiva” të asgjesuara, zbuluar prej tyre 3 , me 6 autore, 3 arrestuar/ndaluar, 2 ne gjendje te lire dhe 1 i shpallur në kërkim, me nje zbulushmeri 38 % Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017, ka pasur vetëm 10 (dhjete) raste zbuluar 3 (dy) me 5 (pese ) autore, 1 arrestuar dhe 4 lënë në gjendje të lire.

Drejtoria Vendore  për Kufirin dhe Migracionin Kukës

Edhe nga Drejtoria Vendore e Policisë së Kufirit dhe Migracionit Kukës gjatë muajit Shtator  2018 janë ngritur disa grupe kontrolli dhe është kontrolluar në shumë objekte dhe ambiente të ndryshme.

Nga shërbimet e DVKM Kukës janë kontrolluar në vijë të dytë për një kontroll më të imtësishëm shumë automjete të skanuara në bashkepunim me agjensinë doganore.

Dega Doganore Morinë Kukës

Nga ana e Degës së Doganës Morinë Kukës gjatë muajit Shtator 2018 janë kryer në total 3797 skanime të mjeteve me drejtim hyrje dhe nuk janë konstatuar raste të trafikimit apo transportimit të bimëve narkotike.

Drejtoria Arsimore Rajonale dhe Drejtoria Rajonale Shërbimit Social Shtetëror Kukës

Drejtoria Arsimore Rajonale dhe Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Kukës për muajin Shtator 2018 kanë organizuar disa takime sensibilizuese për luftën kundër përdorimit të lëndëve narkotike në disa shkolla të Qarkut Kukës, ku u diskutua mbi pasojat që kanë në shendet përdorimi i këtyre stubstancave nga nxenësit.Në takime morën pjesë mësues dhe psikologe të ketyre shkollave.

Task-Forca Vendore Kukës ju garanton koordinimin dhe bashkëpunimin e të gjithë aktorëve në funksion të arritjes së rezultateve të kërkuara në “Planin e Veprimit 2017-2020” për eleminimin e fenomenit të kultivimit dhe trafikimit të Kanabis-it në të gjithë Qarkun e Kukësit.

.                                                                                                                                Kukes 13.06.2018.