PREFEKTI I QARKUT KUKES

Kukes më 19.02.2018

 

Takim i Organit Këshillues në funksion të përmirësimit të situatës në objektet shkollore

Në zbatim të Ligjit nr 107/2016 “Për Prefektin e Qarkut”, në takimin e rradhës së Organit Këshillues u diskutua “Problematikat e Sektorit të Arsimit në Qarkun Kukës“me qëllim diskutimin për situatën aktuale dhe marrjen e masave për krijimin dhe garantimin e kushteve sa më të mira pune e mësimi në shkollat e Qarkut  Kukës.
Pasi prezantoi tematikën që do të diskutohej në këtë takim si dhe rëndësinë e saj, Prefekti i Qarkut Kukës z Kuçana falenderoi bashkitë e qarkut për punën e mirë të bërë në furnizimin e të gjitha shkollave me dru zjarri dhe me stufa,duke garantuar ngrohjen normale në shkolla, si dhe për lyerjen që në përgjithësi është bërë në fillim të vitit shkollor 2017-2018.
Pastaj Koordinatori i Përgjithshëm i Institucionit z Abdulla Domi paraqiti në një informacion me slajte gjendjen e disa shkollave,problematikat dhe shqetësimet e konstatuara gjatë inspektimit që kanë bërë në terren gjatë muajit Janar 2018 grupet e kontrollit të Institucionit të Prefektit.
Në vazhdim të këtij takimi nga ana e z Skënder Ahmeti Drejtor i DAR Kukës u bë një prezantim i situatës aktuale të gjendjes së shkollave si dhe propozimet per përmirësimin e kësaj situate.
Nga ana e Përfaqësuesve të Bashkive Kukës dhe Tropojë u theksua se kjo gjendje vjen si  rezultat i amortizimit të madh të objekteve shkollore si dhe mungesa e fondeve për të ndërhyrë në këto objekte për përmirësimin e kushteve normale të godinave dhe të nyjeve sanitare.
Pas diskutimeve rreth tematikës se trajtuar u arrit në konkluzionin se megjithë puën e mirë të kapaciteteve njerëzore të mësimdhënjes mbetet shumë për të bërë nga ana e Bashkive të Qarkut për të përmirësuar akoma më shumë kushtet në shkolla,ndaj u dhanë këto porosi;
1-Të merren masat e duhura për ndërhyrje në disa shkolla të bashkisë tek nyjet sanitare sidomos në ato shkolla ku mungojnë tualetet dhe uji i pijshëm,me qëllim që të krijohen dhe të garantohen kushtet me minimale për punë dhe mësim.
2-Të merren masa për kompletimin e shkollave me dyer dhe dritare si dhe me bazë materiale sidomos ato kryesore që ndikojnë në një punë cilesore nga ana e mësuesve dhe e nxënësve.
3-Të merren masat e nevojshme për rastet e domosdoshme për riparimin e problemeve me çatitë e shkollave duke eleminuar kështu edhe një ndër problemet më të mëdha të konstatuara thuajse në të gjithë shkollat e Qarkut Kukës.
4- Të shikohet mundësia e vendosjes së një punonjëse shërbimi (pastruese) në disa nga shkollat që kanë numër të madh nxënësish,si dhe të mundësohet shërbimi me roje në ato shkolla ku mundësia e thyrjes së ambienteve apo premisat për një gjë të tillë është më e madhe.
Në përfundim të takimit nga ana e Prefektit të Qarkut z Zenel Kuçana u premtua se do të ofrohet  ndihma dhe përkrahja e vazhdueshme për të ndikuar në Qeveri apo në Ministrinë e Arsimit në lidhje me sigurimin e fondeve për realizimin e projekteve prioritare që do ndikonin në përmirësimin e kushteve për mësim në shkollat e Qarkut Kukës.