Prezantimi i dy punonjësve të ri nga studentë të sapodiplomuar në sektorin MKVFD.
Sot me datë 13.03.2019 në Institucionin e Prefektit të Qarkut Kukës u bë prezantimi i punonjësve të rinj të përzgjedhur nga të sapodiplomuarit studentë të ekselencës znjsh.Kujtime Hafiz Hoda dhe z.Etmond Nazmi Axhami të cilët me shkresën tuaj nr 1465/6 datë 06.03.2019 kanë përzgjedhur për të punuar si specialistë në Sektorin e Kompetencave Vendore dhe Funksioneve të Deleguara pranë Institucionit tonë.Prezantimi u bë nga Prefekti i Qarkut z Zenel Kuçana dhe u shpreh e gjithë gadishmëria e punonjësve të administratës për ti mirëpritur dhe për të krijuar një ambient miqësor dhe institucional të dy punonjësve të rinj.Po sot janë bërë gati kontratat e punës dhe sot gjatë prezantimit ju vumë në dispozicion edhe udhëzuesin e derguar nga DAP “Për studentët e ekselencës të punësuar në administratën publike”Njëkohësisht ju garantua se do të plotësohen edhe të gjitha kushtet llogjistike të mundshme për një punë normale të këtyre punonjësve.