Me datë 29.1.2020 Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana mori pjesë në Analizën vjetore të Administratës së Këshillit të Qarkut Kukës.
Në analize u evidentuan rezultatet e arritura dhe objektivat që janë parashikuar për vitin 2020 .
Gjatë diskutimit Prefekti u ndal tek proritetet e Qeverisë për vitin 2020, pikërisht tek turizmi dhe mbështetja e tij, projektet studimore 5-10 vjeçare, për zhvillimin e Qarkut, vlerësimin e personaliteteve që kanë ndikuar në zhvillimin e Qarkut të Kukesit, si dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve në interes dhe shërbim të qytetarëve të Qarkut Kukës.