Mbledhja e konstituimit të Këshillit Bashkiak dhe Kryetarit të Bashkisë Has   05.08.2019

Në zbatim të ligjit 139/2015 “Për Vëtëqeverisjen Vendore” Kreu IX “Përbërja,Krijimi,Mënyra e Organizmit,Kompetencat dhe Detyrat e Këshillit Bashkiak” neni 48 ‘Mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak”pika 6 germa a,me datë 05.08.2019 në Krumë ne sallen e takimeve te Keshillit Bashkiak Has u zhvillua mbledhja e parë të konstituimit të Këshillit te Bashkise Has.

Ishin te pranishem ne kete mbledhje te pare te konstituimit te Keshillit te ri të Bashkisë Has të dale nga zgjedhjet e dates 30 Qershor 2019 ,Prefekti i Qarkut Kukes zoti Zenel Kuçana , Kryetari i ri i Bashkise se Hasit zoti Liman Morina,Kryetari ne largim z Adem Lala , Sekretari i Keshillit Bashkiak z Jetmir Cahani , keshilltarë , gazetarë dhe te ftuar të tjere.

Takimin e hapi Sekretari i Keshillit Bashkiak Has z Jetmir Cahani i cili ne zbatim te ligjit lexoi emrat e keshilltareve te shpallur fitues ne keto zgjedhje si dhe listen me te ftuarit qe marrin pjese ne kete ceremoni.

Pershendeti pastaj kete mbledhje dhe takim te pare Prefekti i Qarkut Kukes Kuçana i cili pasi uroi z Morina dhe keshilltaret bashkiak per fitoren e arritur me date 30.06.2019 i garantoi ne emer te qeverise Shqiptare, ndihmen e gjithanshme per te miren e banoreve te Bashkise se Hasit.

Ne vijim takimi u drejtua nga keshilltari me i vjeter z Jah Dauti dhe vazhdoi sipas rendit te dites me propozimet per antar te komisionit te verifikimit te mandateve i cili pasi u formalizua verifikoi dokumentacionin, vendosi konfirmimin e 18 mandateve nga 21 te tilla.
Ne vazhdim te takimit u lexua me zë formula e betimit dhe formati shkresor i 18 antarëvë të konfirmuar te Këshillit Bashkiak dhe u firmos nga secili Këshilltar i Bashkise Has të cilet janë :

1-Agron Geca

2-Drita Meshi

3-Gezim Koka

4-Dallendyshe Metalia

5-Hamdi Muhadri

6-Jah Dauti

7-Binak Patarria

8-Shkelzen Malaj

9-Shpend Sokoli

10-Halim Dauti

11-Fiqiri Morina

12-Shefqet Dauti

13-Ilir Çela

14-Blerina Çela

15-Migena Mazrreku

16-Gazmend Metalia

17-Arben Gaxha

18-Avni Sokoli

Pas ketij momenti u vazhdua me propozimet per Kryetar te Keshillit Bashkiak  Has.
Zoti Shefqet Dauti zgjidhet Kryetar i Keshillit Bashkiak Has.

 Pasi zoti Dauti mori drejtimin e mbledhjes u kalua ne piken tjeter te rendit te dites ne ate te zgjedhjes se zv Kryetareve te Keshillit Bashkiak Has.

Znj Dallëndyshe Metalia dhe z Hamdi Muhadri u zgjodhen nënkryetar të Keshillit Bashkiak

Pika tjeter e rendit te dites ishte betimi i Kryetarit te Ri te Bashkise Hasit z Liman Morina.Pas leximit te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Kukes dhe leximit te formules se betimit u betua Kryetari i Bashkise se Hasit z Liman Morina.

Z Liman Morina u betua si Kryetar i Bashkisë Has.

Pasi iu vendos simbolikisht shiriti i Kryetarit , Z.Morina se bashku me,z Kuçana,zotin Adem Lala si dhe z Dauti si dhe keshilltare dhe te ftuar shkuan ne zyren e Kryetarit te Bashkise dhe ne menyre simbolike u firmos dorezimi i detyres nga ish Kryetari i Bashkise z Adem Lala tek Kryetari i ri i Bashkise se Hasit z Liman Morina.

Pika e fundit e rendit te dites se kesaj mbledhje ishte votimi per perfqesuesit e Keshillit Bashkiak per antarë të Keshillit të Qarkut Kukes.Pas formalizimit te komisionit te votimit dhe zhvillimit te proçesit te votimit te fshehte rezultoi se 3 antaret e rinj te Keshillit te Bashkise se Hasit per antare te Keshillit te Qarkut Kukes do te jene:

1-Agron Geca , 2- Halim Dauti , 3- Ilir Çela.

Me kaq perfundoi edhe mbledhja e konstituimit te Kryetarit dhe Keshillit te Bashkise Has.