Sot me datë 16.10.2020, në ambjentet e Bashkisë Tropojë, në zbatim të Planit të Veprimit të Prefektit të Qarkut Kukës “Për marrjen e masave në përballimin e emergjencave civile dimërore” u zhvillua mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tropojë.
Nē këtë veprimtari mori pjesë Prefekti i Qarkut Kukës z.Zenel Kuçana, me cilësinë e Kryetarit të Mbrojtjes Civile të Qarkut, Komisioni i Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tropojë, Kryetari i Bashkisë z. Rexh Byberaj, N/Kryetari i Bashkisë z. Abedin Kërnaja, Administratorët e Njësive Administrative të Bashkisë Tropojë, Sektori i Emergjencave Civile të Administratës së Prefektit, sektori i Energjencave Civile të Bashkisë e anëtarë të tjerē të Komisionit të MC-së Bashkisë.
Gjatë këtij takimi, u raportua nga anëtarët e Komisionit të MC-së, për punën e bërē në marrjen e masave për përballimin e situatave të emergjencave dimërore e problemet që kanë dalë.
Nga pjesëmarrësit u tregua angazhimi i duhur për të zbatuar detyrimet ligjore.
Nga Prefekti i Qarkut u kërkua:





