Mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile për Qarkun Kukës.

Sot me datë 09.01.2021 ora 9:00 në ambjentet e Prefektit Qarkut Kukës nën drejtimin e tij njëherësh dhe Kryetar i KMC-së për Qarkun Kukës, u zhvillua mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile për Qarkun Kukës me objekt;
-Raportimi i anëtarëve të Komisionit të KMC mbi situatën si rezultat i përfshirjes nga reshjet e dendura të shiut e borës.
-Vlerësimi i situatës dhe marrja e masave për përballimin e situatave që mund të krijohen.
Në takim morën pjesë Kryetari i Këshillit Qarkut, Nëndrejtori i PV Qarkut, Drejtori i OSHEE-së, Drejtori i NjVKSH Kukës, Komandanti i DMR-së dhe Përgjegjësi i AKSHRR rajoni i veriut Shkoder, Sektori Kukës.
Prurjet ne liqenin e fierzes janë 2000 m /kub ne sek.
Kuota 280.14 cm ( don edhe 16 m te shkoj ne nivelin maksimal).
Disa fshatra ne bashkine Tropoje jane pa energji, dhe brenda dites sotme ekipet e riparimit do te riparojne linjat dhe do te lidhin energjinë.
Në mbyllje të takimit Prefekti i Qarkun Kukës dha këto detyra.
Të vihen në gatishmëri strukturat e emergjencave civile të bashkive.
Strukturat përgjegjëse të monitorojnë situatën kritike të prurjeve të lumejve dhe të njoftojnë për ndryshimet e kuotave të tyre.
Të mbahen nën monitorim objektet e rezervareve duke i shoqëruar me masat përkatëse.
Të mbahen nën monitorim zonat me rrisk të lartë rrëshqitje.
Të mbahen funksionale shërbimet jetike të popullatës dhe monitorimi i pandërprerë i pandemisë COVID-19 në rrespektimin e protokollit të Shëndetësisë në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.
Të mbahet kontakt i vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse me KMC-në e Prefektit Qarkut Kukës.