Me datë 20.10.2020 Prefekti i Qarkut z.Zenel Kuçana zhvilloi një takim pune me Drejtorin e Spitalit Rajonal Kukës z. Azem Elezi, Drejtorin e NJVKSH z. Fadil Morina dhe mjekët z.Agron Geca dhe zj.Denisa Duraku mbi marrjen e masave në zbatim të protokollit të Shëndetësisë dhe Aktit Normativ për mbrojtjen e qytetarëve ndaj Covid-19.
Në këtë takim, drejtorët raportuan mbi masat e marra nga këto degë në luftën kundra Covid-19.
Në fund të takimit Prefekti dha disa detyra shtesë emergjente si në vijim;
1-Bashkëpunimi mes institucioneve shendetesore dhe degëve territoriale është detyrim në luftën kundra kësaj pandemie.
2-Marrje dhe dhënje informacioni në të gjithë Qarkun e më gjërë në çdo kohë për pacientët e infektuar nga Covid-19.
3-Për çdo pacient që dyshohet nga imazheria e spitalit rajonal për Covid-19 ti bëhet detyrimisht tamponi.
4-Pacientët e dyshuar me Covid-19 detyrimisht të karentinohen në shtëpitë e tyre.
5-Mjeket e familjes nëpërmjet sistemit të verifikimit të ndjekin
me përgjegjshmëri prefesionale pacientët e infektuar me Covid-19 deri në shërimin e plote te tyre.
Policia e shtetit dhe ajo bashkiake të zbatojnë me përpikmëri aktin normativ si dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore për mbajtjen e maskave në ambjente të mbyllura dhe të hapura (publike, apo subjekte private)dhe karantinimin e të sëmurëve me Covid-19 për të mos infektuar qytetarët e tjerë.