Vizitë pune nga Prefekti i Qarkut Vlorë z.Flamur Mamaj bashkē me administratën e tij.

Me datë  24.1.2020 Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana, priti në Kukës, në një takim pune dhe eksperience, Prefektin e Qarkut Vlorë z. Flamur Mamaj, bashkē me administratën e tij.
Në këtë takim mori pjesë dhe Drejtori i Prefekturave, Çështjeve Vendore dhe Funksioneve të Deleguara zj Alme Mele.
Në fillim, përfaqësuesve të Vlorēs, ju bë një prezantim me Administratën e Prefektit të Qarkut Kukës si dhe ju paraqit një  prezantim "briefing" i "Historiku i Prefekturës së Qarkut Kukës" ku u pasqyrua gjendja ekonomike, shoqërore, sociale dhe kulturore e qarkut Kukës.
Më pas pati një shkëmbim eksperiene sipas sektorëve përkatë me me administratën e Prefektit të Qarkut Vlorë.
Nē fundi të dy Prefektët bashkë ma administratat vizituan Muzeun Etnografik dhe Kullën e Qëndresës, në qytetin e Kukësit.