Tryeza Teknike Antitrafik Kukës aktivitetin e rradhës e zhvilloi me dt 16.10.2017 në shkollën e mesme të bashkuar “Ali Ibër Neza” Tropoje e Vjëter Fshat.

Një shkolle model që të befason që në kontaktin e parë me t ë dhe që për koncidience këtë ditë kishte zhvilluar paradite një marshim sensibilizues në rrugët e Njësise Administrative.

Takim i shkëlqyer në një shkollë model, ambientet e së cilës ishin të mbushura jo vetem me pastërti e rregull por edhe me shumë piktura që vete fëmijët kanë punuar për temën e Luftës Kundër Trafikimit të Personave.

Faleminderit Nënprefektit z. Mustaf TAHIRAJ,Pergjegjesit të Njesise Administrative Tropoje  z. Ramë Kortoçi, përgjegjësit të ZA Tropoje z. Petrit ZENELI, Drejtoreshës së shkollës znj.Drita ELEZI,përfaqesuesve të Komisariatit të Policise Tropoje si dhe shumë falenderime kolektivit të mesuesve dhe nxënesve të kësaj shkolle për mënyren e organizimit të kësaj veprimtarie në funksion të sensibilizimit të Luftës Kundër Trafikimit të Personave.

Referuan me fjalën e tyre z.Abdulla DOMI Koordinator i Përgjithshëm i Institucionit të Prefektit dhe znj.Besarie GECA nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Kukës.

Ti themi “JO TRAFIKIMIT”dhe “BASHKE MUNDEMI”