Takimi me perfaqesuesit e Policise Rrugore,te Kufirit dhe Migracionit si dhe Arrsh per masat e marra per sigurine rrugore ne vazhdim te sezonit turistik.

Sekretari i Pergjithshem i Prefektures z Abdulla Domi zhvilloi me dt 19.08.2016 nje takim me punonjesit e Sektorit te Policise Rrugore,te Policise se Kufirit dhe Migracionit,te Bashkise Kukes si dhe perfaqesues te ARRSH,per te pare ecurine e situates se hyrje – daljeve ne kufi si dhe te sigurise rrugore te levizjes se shtetasve,problematikat e konstatuara si dhe per te dhene porosite qe te mbyllet me sukses dhe pa aksidente fluksi i fundit i levizjes per kete sezon turistik.

Nga informacionet e ardhura ne Prefekture rezulton se ka pasur nje angazhim te mire te te gjithe Institucioneve qe e kane per detyre ligjore marrjen e masave ne funksion te normalitetit si ne hyrje ne Doganen e Morinit ashtu edhe gjate levizjes ne rruge,e sidomos ne rrugen e kombit.

Nuk kemi pasur raste te aksidenteve me pasoje humbjen e jeteve te njerezve gjate periudhes 1-Qershor-15 Gusht gje qe tregon per nje pune te mire te organeve te Sektorit te Qarkullimit Rrugor te Drejtorise se Policise Vendore te Qarkut.

Eshte perballuar me sukses nga ana e Drejtorise se Kufirit dhe Migracionit Kukes fluksi i madh i hyrje–daljeve ne piken kufitare Morinë me shtim te spoteleve dhe te punonjesve te policise.

Nga perfaqesuesit e Autoritetit Rrugor Shqiptar ( Rajoni i Veriut ) u kerkua qe ti  kushtohet rendesi mirembajtjes se autostrades me te gjithe aksesoret e duhur,nderprerjes se kalimeve te paligjshme nga njeri sens i rruges ne tjetrin.   Porosite qe u dhane ne kete takim:

-Te perdoren edhe format e sensibilizimit dhe te ndergjegjesimit nga ana e punonjesve te policise rrugore per rastet e lehta te shkeljes se konstatuar qe krahas pjeses ligjore te mbahet parasysh edhe aspekti njerezor sidomos per emigrantet ose bashkombasit qe perdorin rrugen e kombit per kthim ne vendet e punes me femije dhe pleq,si dhe te permiresohet dhe te jete ne lartesine e duhur menyra e komunikimit nga ana e punonjesve te policise rrugore me drejtuesit e mjeteve.

Mbeshtetje e punes se policise rrugore ne zbatimin e detyrave ligjore ne rastet e shkeljeve te renda te rregullave te qarkullimit rrugor sidomos ato qe jane te prekshme per qytetaret si;

Ecja me shpejtesi brenda qytetit dhe qendrave te banuara,xhirimi i gomave te automjeteve nga adoloshente apo shofere te papergjegjshem,ecja neper rruget e qytetit me automjete nga te rinj pa leje drejtimi apo qe mund te kene konsumuar pije alkolike,perdorimi i gjate dhe pa shkak i borive apo sirenave qe mund te vendosen ne automjete ne shkelje te ligjit duke shkaktuar ndotje akustike si dhe levizje te mjeteve pa dokumentacionin e duhur apo me automjete te vjedhura.

U diskutua ne kete takim edhe bashkpunimi ligjor i punonjesve te policise rrugore me policine bashkiake per permiresimin e situates se mjeteve qe qendrojne gjate ne rruge e ne rrugica,ecja ne parametrat e duhura me shpejtesi brenda qytetit si dhe probleme te tjera qe kane te bejne me qarkullimin rrugor ne qytet.

Nga ky takim qe u pasqyrua edhe ne media ju bë thirrje te gjithe perdoruesve te mjeteve te respektojne rregullat e qarkullimit rrugor,te ecin me shpejtesine lejuar ne autostrade por sidomos ne tunel pasi nga ana e policise rrugore do te vazhdohet te kontrollohet levizja ne kete objekt te rendesise se vecante me radar edhe ne ditet ne vazhdim.

Kukes 19.08.2016