Sot me datë 28.7.2020 në bashkinë Tropojë, u mbajt seminari me moton ” Jo Drogës, Po Evropës”.
Nën kujdesin e Prefektit të Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana, Zyra e Integrimit Europian & Ndihmës së Huaj, Tropojë, me asistencë sistematike te programit BPE dhe AMVV mblodhi sot përfaqësues të institucioneve të pushtetit qendror ne nivel lokal & vendor si dhe perfaqesues të agjensive dhe shoqerise civile.
Pjesëmarrësit diskutuan mbi gjendjen e krimit të organizuar dhe kultivimit e trafikimit të bimeve narkotike në bashkinë Tropoje. Ata gjithashtu ofruan rekomandime për përmirësimin e gjendjes përmes minimizimit deri në shuarjen e plotë të ketyre fenomeneve negative, që pengojnë në zhvillimin dhe integrimin e shoqërise, të cilat do ti përcillen Komisionit Europian në Tiranë dhe Ambasadorit Luigi Soreca.
“Besëlidhja për Integrim” do të ketë për qëllim, zero tolerancë ndaj kultivimit të lëndëve narkotike në bashkinë Tropojë.