PREFEKTI I QARKUT KUKËS

Takim me Komitetin Rajonal të Zhvillimit të Turizmit

Kukes 07.02.2018

Sot po zhvillojme takimin e pare te ketij komiteti dhe sekretariati duke u munduar te paraqesim nje tabllo te situates aktuale te zhvillimit te sektorit te turizmit ne qarkun tone,arritjet,problematikat si dhe te ndertojme nje vizion me te qarte te prioriteteve te ketij sektori ne shkalle qarku.
Ne fakt puna per nje Strategji te Zhvillimit teTurizmit per Qarkun tone ka filluar nder vite.
Eshte miratuar Strategjia e Zhvillimit te Turizmit te Qarkut Kukes si dhe jane perpunuar dhe miratuar disa projekte zhvillimore te kesaj Strategjie te ndertuar nga Keshilli i Qarkut.
Me kete rast me lejoni tju them se kemi prezent ne kete takim specialiste dhe drejtues te perpilimit te kesaj Strategjie Zhvillimi te cilet jam i bindur se do te orientojne diskutimet e ketij takimi ne drejtimin e duhur me propozimet e tyre per te bere me te miren ne kete drejtim.
Gjithashtu vlere te shtuar te ketij takimi ne konsiderojme prezencen e Drejtorit te H/C te Fierzes si dhe perfaqesuesin e Ministrise se Turizmit dhe Mjedisit gje te tregon nje vleresim maksimal takimit

Nga te dhenat qe ne disponojme rezulton se;

Për vitin 2017 Në territorin e Qarkut Kukës kanë hyrë nëpërmjet pikave tona të kalimit kufitar në drejtim të zonave turistike 2.820.369 shtetas të huaj e shqiptarë.
Kanë dalë nga pikat tona te kalimit kufitar 3.245.457 shtetas të huaj e shqiptarë
Zona më e frekuentuar nga turistët në Qarkun e Kukësit mbetet Lugina e Valbonës.
Gjatë sezonit turistik 2017 Luginën e Valbonës e kanë frekuentuar 48.099 pushues.
Pas perfundimit te asfaltimit te akseve kryesore me te cilat lidhen zonat turistike si Valbona dhe Shishtaveci ka nje shtim te numrit te turisteve vendas dhe te huaj ne keto zona duke e bere me te aksesueshem dhe atraktiv turizmin ne kto zona.

Te dhenat per bashkine Kukes

Pranë Bashkisë Kukës rezultojnë këto objekte me funksion turistik:

Restorante                     6  objekte,
Hotel-Bar- Restorante   5  objekte,
Hotele-Bar                     2  objekte,
Bujtina  (Shishtavec)    10  objekte,

Kamping 1 (Ndodhet në Novosej dhe ka kapacitet akomodues rreth 30 persona).
Per 2017 jane kryer disa investime në Kalanë e Kodër Pecës, Nj. Adm Tërthore.
Për vitin 2018  Nuk janë  planifikuar investime për turizmin .

Te dhenat per bashkine Tropoje

Pranë Bashkisë Tropojë operojnë 43 biznese si;

Qendër info turistike 1 objekt,
Bujtina                     12 objekte,
Bar-Bufe                  3 objekte,
Hotel-Restorant        11 objekte
Hotel                         2 objekte,
Restorant                  5 objekte

Për vitin 2017 Janë realizuar  6 investime me impakt në fushën e turizmit duke pasur financues kryesisht Bashkinë Tropojë, FZHR dhe bashkpunimin me DLDP.
Për vitin 2018 Janë parashikuar investime për rikonstruktimin dhe vënien në përdorim të Qendrës së Zhvillimit e Turizmit në fshatin Valbonë.Parashikohen investime në rrugën‘Dragobi-Çerem-Qafë.

Te dhenat per bashkine Has

Në  Bashkinë  Has  operojnë:

Restorante   4 objekte
Hotele         2 objekte (me kapacitet  deri ne 40  vende)

Për vitin 2017  Nuk janë realizuar investime në fushën e turizmit.
Për vitin 2018    Nuk janë planifikuar investime në fushën e turizmit nga organizma jo shteteror,por ka nje vemendje te bashkise per disa aktivitete me karakter turistik

Te nderuar antare te ketij komiteti.

Qarku i Kukesit ne pergjithesi ka ne qender te vemendjes promovimin e vlerave turistike kryesisht ne turizmin malor e kulturor po pse jo edhe ne ate ujor.
Por po insistohet dhe investohet edhe ne promovimin e vlerave turistike per vizita ne kala , shpella e vende tjera me vlere turistike dhe historike.
Ndaj mendojme se duhet insistuar qe te gjitha elementet qe kane te bejne me promovimin te behen te kuptueshme dhe te aksesueshme per te gjithe turistet ,per vlerat e turizmit te zonave tona si nje nder bukurite e rralla natyrore qe kemi ne shkalle qarku.
Ne qarkun tone ekziston Zyra e Informacionit Turistik ne shkalle qarku dhe ne 3 bashkite si dhe ka nje shkembim te mire informacioni ne mes tyre.
Puna kryesore e Institucionit te Prefektit te Qarkut eshte perqendruar qe ne fillimin e sezonit turistik qe ne rruge shkresore te dergoje ne vemendje te te gjithe aktoreve qe kane detyrime ligjore mbarevajtjen e sezonit turistik ne marrjen e masave per:
Sigurimin e rendit e te sigurise publike,gjendjen dhe shtimin e kapaciteteve pritese dhe akomoduese,marrjen e masave per plotesimin e rrugeve kombetar e rurale me sinjalistiken e nevojshme per ne zonat turistike,gjendjen e ujsjelleseve dhe te qendrave shendetesore,mbajtjen paster te ambienteve dhe te parqeve turistike nepermjet kontrollit te Inspektoriateve te ndryshme,si dhe marrjen e informacioneve per nr e turisteve dhe komoditetin e udhetimit ne rrugen e kombit duke rrespektuar rregullat e qrkullimit rrugor ne funksion te jetes  dhe parandalimit te aksidenteve.
Ne Planin e Zhvillimit te Turizmit qe Institucioni yne ne bashkepunim me juve te nderuar antare te ketij komiteti do te pregatisim,mendojme do te detajojme deri ne detaje te gjithe procesin dhe detyrimet qe kane Bashkite dhe Instucionionet tjera qe ne bashkepunim te arrijme rezultatet e kerkuara ne  drejtim te promovimit dhe rritjes se cilesise se sherbimit ne zonat turistike.

Disa nga prioritetet qe paraprakisht Institucioni i Prefektit mendon te beje prezent edhe njehere dhe te insistoje per zgjidhje tek Qeveria Shqiptare jane:

1-Hapja e Aeroportit te Kukesit si nje mundesi reale ne ofrimin e potencialeve turistike te Qarkut tone tek turistet e huaj apo vendas.
2-Ri-perseritja e kerkeses per nje zgjidhje definitive dhe ligjore e menyres se pastrimit te liqenit te Fierzes nga mbeturinat e per ta perdoruar kete liqen si nje pasqyre ne permiresimin e imazhit dhe te potencialit turistik qe ne disponojme ne qarkun tone.
3-Marrja e masave per sistemimin e problematikes se vendgrumbullimeve te mbetjeve urbane duke marre ne konsiderate ndertimin e ndonje lanfilldi,zgjidhje qe mund te merret vetem nga instancat e larta shteterore.
Mendojme te ngrejme nje grup pune qe te skanoje edhe njehere ne menyre te detajuar resurset dhe mundesite reale te zhvillimit te turizmit si dhe problematiken e hasur gjate ketyre viteve me propozimet per menyren e zgjidhjes se tyre.
Mendojme se duhet te insistohet,te mundesohet finacimi me fondet e shtetit apo te donatoreve ne permiresimin e sherbimit ne infrastrukture dhe ne burime njerezore te kualifikuara ne fushen e bisnezit privat turistik duke promovuar tradicionalen ne ofrimin e sherbimit te kulinarise dhe hotelerise per nje hap me cilesor ne zhvillimin e turizmit sidomos te alpeve shqiptare.

Ju faleminderit!