Takimi i dytë i Task-Forcës Vendore të Luftes Kunder Kultivimit te Kanabisit.

Bazuar në ligjin nr.107/2016 “Për Prefektin e Qarkut” si dhe Urdhërit të Prefektit të Qarkut nr.30, datë 24.04.2017 “Për ngritjen e Task-Forcës Vendore kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Bimëve Narkotike”.

Me date 10.07.2017 ora 11.00 u zhvillua takimi i dyte i Task Forces Vendore te Luftes Kunder Kultivimit te Kanabisit ne sallen e takimeve te Institucionit të Prefektit te Qarkut.

Ne kete takim merrnin pjese Perfaqesues te : Keshillit te Qarkut,te Drejtorise Vendore te Policise ,te Policise se Kufirit dhe Migracionit , te Shish , Perfaqesues te Bashkive Kukes dhe Tropoje,te dy Nenprefekturave Tropoje dhe Has,te Deges se Doganes Morine Kukes,te Drejtorise se Shendetit Publik,te Sherbimit Social Shteteror,te Komandes se Mbrojtjes Rajonale ,te Zonave te Mbrojtura ,te Radio Kukesit,dhe te Inspektoriatit te Mjedisit e Pyjeve , gazetare dhe perfaqesues te shoqerise civile e te ftuar te tjere.

Informacioni i permbledhur per punen e bere gjate muajit Qershor 2017, detyrat dhe realizimet  kryesore te punes se kesaj Task-Force Vendore u dhane nga Koordinatori i Pergjithshem i Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes z Abdulla Domi.U theksua se:

Janë ngritur grupet e kontrollit në terren, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës  e Komisariatet e Policisë Kukës, Has, Tropojë për kontrollin e territorit, ku për periudhën qershor  2017,nga ana e strukturave te Drejtorise Vendore te Policise janë kryer gjithsej 624 kontrolle.

Janë aktivizuar 85 grupe kontrolli me 75 automjete dhe 332 punonjës policie dhe deri tani janë kontrolluar rreth 90% e territorit ku kemi 4 raste të kultivimit të bimëve narkotike, një në rrethin  Kukës dhe tre në rrethin Tropojë, me 724 rrënjë bimë narkotike dhe 130 fidane

Pastaj pati diskutime per punen e bere nga te gjithe anetaret e pranishem dhe angazhimin e tyre per kryerjen e detyrave te ngarkuara ne Planin e Veprimit të kësaj Task Force,si dhe z Domi pergezoi antaret per punen e secilit ne permbushje te detyrimeve ligjore.

Ne fund te takimit u vendos qe informacioni  mujor për punen e bere dhe masat e marra në parandalimin e kultivimit dhe të trafikimit të lëndëve narkotike te dergohet brenda dates 03 te muajit pasardhes prane Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes nepermjet email [email protected] , pastaj te dergohet ne rruge shkresore edhe ne Prefekture.