Takime me shtetas të ndryshëm dhe inspektime të Prefektit të Qarkut Kukës Prill 2019.

1-Me date 17 Prill 2019 Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana zhvilloi inspektime ne punen qe po behet nga koncesionari i autostrates Morin-Milot ne mbikalimin qe po ndertohet ne vendin e quajtur Fushe Dukagjin aty ku lidhet me segmentin e rruges se vjeter Kolsh-Fush Arrez.Ne takim me inxhinierin qe ndjek punimet u informua se ky inverstim me vlere 5 milion Euro do te perfundoje se ndertuari deri ne fund te muajit Qershor 2019 duke i dhene nje frymemarrje te madhe sigurise se levizjes se automjeteve ne kete segment qe ka qene problematik per shkak te nderprerjes qe automjetet i benin autostrades.
Gjthashtu z Kuçana u informua se jane ne proces ndertimi edhe dy mbikalime per kembesore per fshatrat Gjegjan dhe Shtiqen ne te cilat po vazhdon puna per vendosjen e aksesoreve plotesues me qellim qe te behen te aksesueshme per qytetaret dhe kembesoret qe kalojne nga njera ane ne anen tjeter te autostrates.
Nderkohe qe gjate inspektimit te ketyre investimeve u verejt se po vazhdon puna per dublimin e urave mbi lumin Luma dhe mendohet se deri ne fund te ketij muaji te vendosen traret e betonit dhe pastaj te vazhdoje hedhja e betonit dhe fillimi i sezonit turistik 2019 ta gjeje funksionale kete segment me urat e perfunduara.

2-Me date 18.04.2019 Prefekti i Qarkut Kukes z Kuçana priti shtetas te ndryshem ne takimin e perjavshem qe organizohen ne Institucionin e Prefektit nne menyre periodike çdo dite te Enjte nga ora 10.00-12.00.Ne keto takime z Kuçana ka dhene dhe jep porosi te vazhdueshme per zgjidhjen e problemeve dhe kerkon nga administrata ndjekjen e zgjidhjes se halleve te shtetasve.Theksojme se çdo dite Sekretari i Përgjithshëm z Abdulla Domi dhe administrata e Prefektit të Qarkut Kukes presin shtetas te ndryshem pa orar kurse diten e enjte shtetasit priten ne takim nga Prefekti i Qarkut.