Takime dhe aktivitete të Prefektit dhe Administratës së Prefektit të Qarkut Kukës.Prill 2019

Takime dhe aktivitete të Prefektit dhe Administratës së Prefektit të Qarkut Kukës.Prill 2019

1-Me date 06.04.2019 Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana ishte i pranishem ne Panairin Kombetar te Turizmit i cili u zhvillua ne ambientet e Pallatit te Kongreseve Tirane.Ne kete takim ishte i pranishem e dhe Ministri i Mjedisit dhe Turizmit z Blendi Klosi si dhe shume personalitete te tjera,ministra e prefektë.Ne kete panair u pasqyrua puna e qeverise shqiptare dhe e operatoreve turistik per promovimin e resurseve turistike shqiptare.

2- Me date 10.04.2019 ne Institucionin e Prefektit te Qarkut Kukes u organizua nje takim me Drejtorin e ri te Kufirit dhe Migracionin per rajonin e Kukesit z Zija Sulaj.Ne kete takim ishin te pranishem edhe Drejtori i Drejtorise Vendore te Policise se Qarkut z Zef Laskaj si dhe ish drejtori i Kufirit dhe Migracionit z Ferdinat Gjeta.Z Kuçana i uroj drejtorit te ri suksese ne pune dhe realizim te detyrave te ngarkuara si dhe bashkepunim te ndersjelltë institucional.

Prefekti i Qarkut z Kuçana priti ne nje takim edhe ish komandantin e Divizionit te Kukesit tashme Gjeneral ne rezerve z Kudusi Lama me te cilen paten nje bisede ne lidhje me luften e Kosoves si dhe mikpritjen kuksiane ne 20 vjetorin e eksodit 1999.

3-Me date 11.04.2019 z Selman Geca Nenprefekt i rrethit Has na njofton se ne kuader te bashkepunimit dhe te komunikimit me publikun,Forcat Tokesore pjese e Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise kane ndihmuar shkollen 9 Vjeçare te fshatit Perollaj te Njesise Administrative Golaj Bashkia Has me 2 komplete kompjutera ,baze materiale mesimore per shkollen dhe paisje mesimore per 60 nxenesit e kesaj shkolle.Gjithashtu forcat e Armatosura kane bere riparimin e fushes se basketbollit te kesaj shkolle me tabela dhe me kosha,fushen e volejbollit me rrjeta dhe me topa,si dhe kane ngritur nje "spital fushor" me mjeke ushtarake per vizita fales per banoret e kesaj zone.Po keshtu sot ne shkollen e mesme Krume kane bere nje takjim sensibilizues per terheqjen e te rinjve ne forcat e armatosura shqiptare.Gjithashtu po sot ne qytetet Krume dhe Kukes behet demostrim i mjeteve e paisjeve ushtarake qe disponojne forcat tokesore.

Po ne date 11.04.2019 ne sallen e takimeve te Institucionit tone ,Prtefekti i Qarkut z Zenel Kuçana priti ne nje takim Gjeneral Albert Mullai Komandanti i Forces Tokesore, ,komandantin i batalionit te dyte te kembesorise Kolonel Arjan Hilaj dhe bashkepunetore te tjerë.Takimi u zhvillua ne kuader te zhvillimit te nje stervitje trupash ne Golaj Has dhe te nje demostrimi te armatimit qe perdor Ushtria Shqiptare qe po zhvillohet sot ne Kukes.Nga ana e Prefektit u garantua mbeshtetja e Institucionit tone ne funksion te ketyre aktiviteteve ushtarako-civile.

4-Me date 12.04.2019 ne zyren e tij Prefekti i Qarkut z Kuçana priti ne takim Drejtuesin Kombetar te Dhurimit te Gjakut prane KKSH Z Armando Pambuku i shoqeruar nga Sekretarja e Kryqit te Kuq Shqiptar Dega Kukes z Violeta Sinani si dhe Kryetarin e ketij keshilli z Shefki Cenaj.Ne kete takim u kerkua ndihma institucionale per sensibilizimin e degeve territoriale per dhurimin vullnetar te gjakut ne Qarkun e Kukesit.

5-Me date 12.04.2019 z Kuçana pati nje vizite ne fabriken e pijeve alkolike Kukes me sipermarres z. Hidajet Duraku.Kjo sipermarrje aktualisht ka te punesuar 15 punonjes , por ne kohen e grumbullimit te lendes parë punonjesit shtohen ne numer per te perballuar kerkesen e shtuar per prodhim . Ne kete fabrike prodhohen pothuajse te gjitha llojet e rakise : Raki Rrushi , Qershije, Dardhe , Thane , Kumbulle , Molle , Manaferre.Te gjitha pije me cilesi shume te mire te kontrolluara dhe te çertifikuara.Z Kuçana ofroi mbeshtetjen e Institucionit te Prefektit per bizneset dhe biznesmenet e Qarkut Kukes ne shtimin e kapaciteteve prodhuese dhe rritjen e numrit te punonjesve te punesuar ne keto biznese