Sot me dt. 18/3/2021 Prefekti i Qarkut z. Zenel Kuçana,zhvilloi takim pune me drejtuesit e degëve territoriale dhe institucioneve të tjera shtetërore, në nivel vendor të qarkut Kukës, duke respektuar me korrektësi protokollin e shëndetësisë në mbrojtje nga Covid-19, takimi u zhvillua në katër rejse.
Në takim, Prefekti i Qarkut mori informacion nga drejtuesit, mbi punën e bërë deri tani në të gjithë qarkun si dhe problematikat që kërkojnë zgjidhje.
Në fund të takimit Prefekti dha detyra konkrete për periudhen në vazhdim:
-Shërbime korrekte ndaj qytetarëve, zgjidhje të kërkesave dhe ankesave deri në shterrimin e tyre.
-Monitorimi i Taskë-Forcës në respektimin e protokollit të shëndetësisë në mbrojtjen e qytetarëve nga infektimi me Covid-19.
– Ndjekja e vaksinimit të bluzave të bardha, mësuesve si dhe moshave të popullsisë sipas përcaktimeve të bëra për këtë qëllim.
-Zbatimi me korrektësi i Kodit Zgjedhor në Republikën e Shqipërisë; vendimet e udhëzimet KQZ, Komisionerit të nëpunësit civil me rastin e zgjedhjeve legjislative të datës 25.04.2021.
– Lufta ndaj tentativave të mbjelljes kultivimit të bimëve narkotike.
– Monitorimi i plotë i premisave për situata emergjente për stinën që po kalojmë.