REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PREFEKTI I QARKUT KUKËS

Ne vazhdim te takimeve me drejtues te Institucioneve Qendrore dhe Vendore ne Qarkun e Kukesit prefekti i qarkut z Zenel Kuçana zhvilloi nje takim pune me Drejtorin e Deges se Doganes Morinë z Ilir Mino,me Drejtorin e Drejtorise Rajonale Tatimore Kukes z Albert Halilaj,me Pergjegjesin e Inspektoriatit Shendetesor Shteteror Kukes z Pertit Shehu si dhe me Pergjegjesin e Deges Rajonale te AKU-Kukes z Hysen Daci.

Z Ilir Mino beri nje analize  mbi punen dhe perpjekjet e ketij Institucioni per te  realizuar te gjitha detyrat e ngarkuara si ne drejtim te perpunimit te mallrave dhe udhetareve ne nje kohe sa me te shpejte,ne mbledhjen e te ardhurave doganore dhe realizimin e planit,kontrollin e imtesishem per parandalimin e kalimit te mallrave kondrabande si dhe nje paraqitje te mire dhe seroze te punonjesve ne kete pike poganore.

Ndersa z Albert Halilaj theksoi se puna kryesore e Drejtorise Rajonale Tatimore eshte ne mbledhjen e detyrimeve tatimore dhe formalizimin e ekonomise,ne inspektimin per perdorimin dhe leshimin e kuponit tatimor,ne mbledhjen e TVSH,te TAP dhe te detyrimeve tjera ligjore .Gjithashtu ai theksoi se nga Dhjetori 2016 e ne vazhdim inspektoret tane nuk lejohen te dalin ne terren dhe se kete detyre ka tashme Hetimi Tatimor Shkoder.

Petrit Shehu tha se detyra kryesore e Inspektoriatit Shteteror Shendetesor eshte kontrolli i subjekteve private dhe shteterore per higjenen dhe pastertine sidomos ne koshte ,qerdhe, e njesi te ushqimit social si dhe kontrooli per ndalimin e pirjes se duhanit ne ambiente te mbyllura si lokale apo bufe.Po keshtu jane marre kampione dhe jane kryer analizat e ujit te pijshem ne disa pika te ujsjellesit te qytetit Kukes si dhe te ujsjellesve ne Has dhe Tropoje.Jane kontrolluar disa lokale dasmash per higjene dhe pasterti ne sherbim dhe gatim.

Ndersa z Hysen Daci theksoi se puna kryesore Deges Rajonale te AKU-se Kues eshte perqendruar ne kontrollin e njesive te tregtimit te ushqimeve dhe te mishit neper qyte.Duhet thene se ka nje problematike te krijuar si rezultat i bllokimit te punes se thertores se vetme te bashkise Kukes,gje qe ka krijuar nje zinxhir problemesh edhe ne njesite e tregtimit te mishit dhe nje revolte te pronareve te keteyre njesive.I eshte kerkuar AKU ne Tirane qe te na lejoje te therim bagetite ne dy njesi private qe plotesojne ne nje fare menyre kushtet por nuk na eshte lejuar kjo gje.

Sot theksoi z Daci grupi i Task-Forces prane Prefektures Kukes i perbere nga punonjes te Policise Vendore,te bashkise Kukes,te Inspektoriatit Shendetesor Shteteror,te Drejtorise se Bujqesise dhe te Mjedisit ka dale ne terren per te vazhduar inspektimin e situates ne njesite e tregtimit te mishit

Prefekti i Qarkut z Kuçana falenderoi drejtuesit e Institucioneve pjesmarrese per punen e bere dhe porositi qe te vazhdohet me ritme akoma me te larta puna per luften kunder informalitetit dhe realizimin e detyrave te ngarkuara nga Qeveria Shqiptare,per nje paraqitje sa me dinjitoze te punonjesve dhe te ambienteve si brenda dhe jashte institucioneve si dhe te jepet informacion i vazhdueshem per punen e bere nga ana juaj tek Institucioni i Prefektit ne menyre periodike.