REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PREFEKTI I QARKUT KUKËS

Me date 19.12.2017 Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana ishte ne Prishtine ne nje takim pune me Ambasadorin e Shqiperise ne Kosove z Qemal Minxhozi.Ne kete takim Prefekti shoqerohej edhe nga Koordinatori i Pergjithshem i Institucionit z Abdulla Domi.

Ne biseden e zhvilluar ne mes tyre Ambasadori z Minxhozi e njohu z Kuçana me punene e bere nga kjo Ambasade ne keto vite si dhe me pregatitjet e kalendarit te takimeve dhe te aktiviteteve qe Ambasada e Shqiperise ne Kosove mendon te zhvilloje ne vitin e ardhshem,sidomos sa i takon takimeve ne zonen nderkufitare te Qarkut Kukes me komunat e Prizerenit,Gjakoves dhe te Pejes.

Eshte bere tradite tashme ndihma e gjithanshme qe u jepet zonave kufitare ne te dy anet nga organet zyrtare vendore dhe qendrore respektive ne drejtim te ndihmes mjekesore,te sherbimit zjarrfikes te lidhjes me rruge ne pikat kufitare si dhe te asfaltimit te tyre si dhe te nxitjes se investimeve nga ana e firmave private per riparimin e ambienteve te kopshteve dhe çerdheve apo shkollave ne keto zona.

Duhe te theksuar se ka pasur nje sensibilizim te jashtzakonshem sa i takon ndihmave te ofruara nga bisneset private ne Kosove ne situaten e krijuar si rezultat i reshjeve te shumta te shiut dhe te permbytjeve ne disa zona te Shqiperise me forca ,me mjete dhe me ndihma ne ushqime ,veshje si dhe baze ushqimore per bagetine.

Prefekti i Qarkut z Kuçana falenderoi Ambasadorin Minxhozi per angazhimin e tij zyrtar dhe njerezor per nje diplomaci ekonomike qe po ndiqet nga ana e Ambasades sone ne Prishtine si dhe per ndihmen e dhene nga ana e Shtetit Kosovar si dhe nga bisneset e Kosoves ne kapercimin e veshtiresive te krijuara nga moti ne kete periudhe ne Shqiperi.

Perveç falenderimeve z Kuçana e inkurajoi Ambasadorin Minxhozi qe te vazhdohet me te njejtin ritem ne drejtim te takimeve dhe aktiviteteve te perbashketa ne zonat nderkufitare dhe ofroi mbeshtetjen e Institucionit te Prefektit te Qarkut ne bashkerendimin e punes per zhvillimin e ketyre takimeve apo aktiviteteve qe do te zhvillohen ne te ardhmen.