Takim pune i Prefektit të Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana, për parandalimin e trafikimit të personave, për periudhën Janar- Dhjetor 2020

Sot me datë 17.03.2021, në sallën e mbledhjeve të Hotel Amerika Kukës, u zhvillua takim një pune nga Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana, në bashkëpunim me Zyrën e Kordinatorit Antitrafik në Ministrinë e Brendshme, mbi punën e bërë për parandalimin e trafikimit të personave, për periudhën Janar- Dhjetor 2020 dhe për t’u njohur me Draft-Planin e Veprimit 2021-2023.
Në këtë takim morën pjesë Znj. Silvana Banushi, Drejtore e Drejtorisë së Përgjithshme në Ministrinë e Brendshme, Znj.Elsonida Rama Drejtore e Drejtorisë së Antitrafikut dhe Migracionit në Ministrinë e Brendshme, përfaqësues nga UNICEF-i si dhe anëtarët e KRAT-it e të TTAT-së, në respektim të masave të marra në zbatim të Protokollit të Shëndetësisë për situatën e krijuar nga Covid-19.
Znj.Elsonida Rama, bëri prezantimin e Draft Plan-Veprimit për parandalimin e Trafikimin e Qenieve Njerëzore 2021-2023. Ndërsa përfaqësuesja e UNICEF-it, prezantoi mbi njohuritë, sjelljen dhe praktikat e të rinjve në 4 rajone të Shqipërisë me fokus të veçantë mbi Qarkun Kukës "Gjetjet e fazës së parë të studimit për T.Q.NJ dhe përmbledhje e aktiviteteve të komunikimit të UNICEF Albania”.
Në fund të takimit Prefekti, shprehi angazhimin maksimal si Kryetar i KRAT-it, si dhe falenderoi të gjitha strukturat përgjegjëse e sidomos strukturat e specializuara që janë të angazhuar në proçesin për luftën kundër trafikimit të personave.