📌 Sot me datë 08.11.2022 Prefekti i Qarkut Kukës z. Ali Hallaçi pati kënaqësinë të pres në një takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z Bajram Begaj së bashku me delegacionin e tij.
Gjatë takimit Prefekti njohu Presidentin me situatën sociale ,ekonomike në Qarkun e Kukësit si dhe nismat e marra në funksion të nxitjes së punësimit .
Ndërsa Presidenti në fjalën e tij theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të zgjidhjes së problemeve të qytetarëve .
Gjatë vizitës Prefekti së bashku me Presidentin dhe kryetarin e bashkisë vizituan kullën e eksodit ( lirisë ) si dhe radio kukësin .
Faleminderit për vizitën shkëlqesi President.