Sot më 5 Qershor në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana, u organizua takimi mbi “Analizën e gjendjes mjedisore për Qarkun Kukës”, ku u diskutuan 2 çështje kryesore:
1️⃣ Analiza e gjendjes aktuale, masat e marra për mirëmbajtjen e mjedisit, rrugëve, dhe hapësirave të gjelbërta publike, masat për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane/rural e në shkallë qarku.
2️⃣ Masat e marra për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane/rurale në shkallë qarku.

Në këtë takim ishin të pranishëm: Kryetari i Bashkisë Kukës z. Safet Gjici, përfaqësuesit e dy Bashkive Has dhe Tropojë, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Kukës z. Zef Laska, Drejtori i Drejtorisë Rajonale Mjedisit z.Shemsi Shahu, Drejtori I Inspektoriatit Kombëtarë i Mjedisit dhe Territorit z.Besar Tota, shefat e Komisariateve të Policisë Kukës, Has, Tropojë dhe përfaqësuesit e Firmave kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve.
Në fjalën e tij Prefekti, theksoi se çështja mjedisore është një problem mjaft serioz prandaj meriton vëmendje të veçantë. Ai vlerësoi punën e bërë nga tre Bashkitë, por ka nevojë akoma të minnimizohen shtresëzimet e mbetjeve të akumuluara prej vitesh, në zonat urbane dhe rurale. Prandaj kërkohet hartimi i planeve konkrete me afate konkrete për të përmirësuar situatën mjedisorenë Qarkun Kukës.

Kryetari i Bashkisë Kukës z.Safet Gjici, por edhe përfaqësuesit e dy Bashkive, Has dhe
Tropojë, bënë të ditur përkushtimin e tyre për pastrimin e ambjentit. Problemi kryesor i tyre mbeten Njësitë Administrative, pasi ku nuk është vënë dorë ndër vite dhe nuk ka vend të përcaktuar për hedhjen e mbetjeve. Zoti Gjici theksoi se ekziston master-plani për menaxhimin e mbetjeve në të gjithë njësitë Administrative, por për të realizuar këtë plan kërkohet kohë dhe mjete.
Në funksion të zbatimit të Planit të Veprimit për mbrojtjen e mjedisit u kërkua nga Prefekti bashkëpunim ndërmjet institucioneve në mënyrë të veçantë nga bashkitë sipas detyrimeve që kanë për menaxhimin e mbetjeve urbane.

Ndër të tjera Prefekti kërkoi:
1️⃣të përcaktohen përmes analizave më të detajuara kapacitetet e forcave dhe mjeteve të vetë Bashkive dhe nevojave që kanë,
2️⃣koordinimin mes gjithë instancave përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit, si dhe
3️⃣ bashkëpunim me subjektet private sidomos ato minerare që operojnë në secilën Bashki.