Takim për mjedisin me temë ” Mbi pastrimin e territorit dhe mbetjeve urbane” në Qarkun Kukës.

Sot më datë 28.05.2020 nën dejtimin e Prefektit të Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana, u zhvillua takimi i radhës për Mjedisin ku në fokus ishte tematika: " Mbi pastrimin e territorit dhe mbetjeve urbane".
Në këtë takim ishin të pranishëm: Kryetari i Këshillit të Qarkut z, Abdulla Domi, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Kukës z. Zef Laska Drejtori i Policisë Bashkiake Kukës z. Ylber Duraku, Drejtori i Drejtorisë Rajonale Mjedisit z. Shemsi Shahu, Drejtori i Inspektoriatit Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit z. Besar Tota
Në fjalën e tij Prefekti, bëri një panoramë të situatës aktuale të mjedisit në Qarkun Kukës si dhe bëri të ditur se : nga data 1 Qershor do hapen kufijtë tokësorë, sezoni turistik dhe do fillojë jeta normale. Këtë vit ka patur përmirësime për heqjen e mbetjeve urbane, por kjo inciative duhet të jetë e vazhdueshme prandaj kërkohet aplikimi i planeve konkrete duke respektuar afate konkrete me qëllim përmirësimin e situatës mjedisore.
Në funksion të zbatimit të Planit të Veprimit për mbrojtjen e territorit, Prefekti kërkoi bashkëpunim ndërmjet insitucioneve, koordinim në marrjen e vendimeve konkrete nga të gjithë strukturat ligjzbatuese, në mënyrë të veçantë nga bashkitë, sipas detyrimit përkatës.Mbajtja e një mjedisi të pastër është detyrë me rëndësi për të gjithë ne, dhe secili duhet të mbajë përgjegjësitë e veta.
Është e rëndësishme që çdo Bashki të identifikoje hotspotet problematike mjedisore dhe të përcaktoj plane konkrete për minimizimin dhe zhdukjen e rrisqeve mjedisore. Fokus të veçantë duhet t'i kushtohet Vlerësimit të gjendjeve të landfilleve dhe propozimit të Planit të masave për të përmirësimin e gjendjes mjedisore
Ndër të tjera Prefekti Qarkut Kukës njoftoi edhe rifreskimin e Ligjit nr. 10 431, DATË 9.6.2011, “PËR MBROJTJEN E MJEDISIT”, i ndryshuar me Ligjin Nr. 53/2020 https://www.parlament.al/Files/Akte/20200507110044ligj%20nr.%2053,%20dt.%2030.4.2020.pdf