Takim në Drejtorinë Rajonale të Shëndetësisë për Luftën Kundër Trafikimit të Personave.

Me date 22.10.2018 ne ambientet e Drejtorise Rajonale te Shendetesise Kukes u zhvillua  nje takim i zgjeruar ne lidhje me detyrat e sektorit te shendetesise , punen e bere nga stafi i kesaj drejtorie deri tani dhe vazhdimin e aktiviteteve pergjate gjithe vitit ne evidentimin e rasteve te personave te trafikuar apo ne rrisk trafikimi gjate punes rutinë.
Ne kete takim per rendesine e kesaj fushate ndergjegjesuese per Luften Kunder Trafikimit te Personave nga ana e antares se TTAT znj Vera Istrefi u be prezent rendesia e madhe qe ka puna e punonjesve te shendetesise ne qytet e fshat per parandalimin dhe evidentimin e rasteve.
Nga ana e Koordinatorit te Pergjithshem te Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes z Abdulla Domi u paraqit nje panorame e situates se trafikimit si dhe u prezantua kalendari i aktiviteteve me takimet e zhvilluara deri tani dhe ato qe do te zhvillohen deri ne fund te muajit Tetor si dhe u u be nje paraqitje e asaj çfarë perfaqeson KRAT dhe TTAT si dy organizma brenda Institucionit tonë.
Nderkohe pershendeti ne kete takim edhe Drejtori i Drejtorise Rajonale te Shendetesise Kukes z Agron Hoxha i cili shpjegoi per te pranishmit se cfare eshte fenomeni i trafikimit dhe cilet jane grupet shoqerore me te rrezikuara nga ky fenomen.
Në emer te Tryezes Teknike Antitrafik Kukes falenderojme Drejtorine Rajonale te Shendetesise Kukes per mundesine e dhene ne zhvillimin e aktivitetit te mesiperm si ne punen ditore e te vazhdueshme ne sensibilizimin e qytetareve ne luften kunder fenomenit te trafikimit te personave si dhe sensibilizimin e qytetareve ne luften kancerit t gjirit te zhvvilluar nga kjo drejtori.