PREFEKTI I QARKUT KUKES

 

Takim me Prefektet qe kane sherbyer ne Prefekturen e Qarkut Kukes.25.05.2018.

Me date 25.05.2018 ne Institucionin e Prefektit te Qarkut Kukes u zhvillua nje ceremoni e vecante per vleresimin e Prefekteve qe kane sherbyer nder vite ne kete Institucion.Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana priti ne zyren e tij Prefektet Selman Agolli,Qemal Elezi,Elez Maçi,Ramë Hoxhaj si dhe Safet Gjici.Prefekte te tjere edhe pse paten ftesa nga ana jone,per arsye personale dhe angazhime te tjera nuk munden te ishin pjese e ketij takimi.
Pas pritjes ne zyren e tij takimi u zhvillua ne sallen e takimeve ku ne prani te punonjesve te administrates se prefektit te qarkut Kukes u mbajt nje fjale pershendetese nga ana e z Kuçana i cili i falenderoi prefektet per prezencen dhe per punen e bere nga ana e tyre ne kohen qe kane drejtuar kete institucion.
Pastaj z Kuçana u shpernadau atyre nga nje « Mirenjohje » ne emer te Institucionit te Prefektit Qarkut.
Me pas Koordinatori i Pergjithshem z Abdulla Domi beri nje prezantim me slajte mbi historikun e Prefektures si dhe mbi organigramen aktuale te Institucionit.Me pas prefektet prezent ne kete takim pasi falenderuan z Kuçana per nismen e marre dhe ftesen e bere,folen dhe ndane pervojen dhe sfidat me te cilat kane punuar nder vite duke u fokusuar ne ato probleme te medha te cilat ne kohe te ndryshme kane kerkuar zgjidhje.
Prefektet Selman Agolli,Qemal Elezi,Elez Maçi,Ramë Hoxhaj si dhe Safet Gjici pasqyruan punen e madhe te bere nga ana e tyre ne funksion te zgjidhjes se problemeve dhe situatat specifike te ndodhura gjate periudhes se drejtimit te Institucionit nga kete drejtues.
Pas takimit prefektet vizituan muzeun e qytetit dhe kullen e mikpritjes kushtuar krizes kosovare dhe bene shetitje neper qytet ku u takuan me shume qytetare te rastesishem.Ne fund per nder te prefekteve te pranishem qe kane sherbyer ne Kukes u shtrua edhe nje dreke.