Me daten 29.07.2016 Sekretari i Pergjithshem i Institucionit z Abdulla Domi ka zhvilluar nje takim me perfaqesuesit e sektorit te Veterinarise prane DBUMK Kukes dhe ka kerkuar informacion ne lidhje me situaten e perhapjes se semundjes “Dermatoza Nodulare”ne qarkun e Kukesit.

U bene kalkulimet e nevojshme per numrin e kafsheve te infektuara duke perditesuar edhe informacionet e ardhuar nga disa banore te fshatrave te ndryshem te Qarkut tone,pasi rezulton se kjo semundje po vazhdon perhapjen dhe infektimin e bagetive me shpejtesi dhe po perparon duke qene edhe Qark kufitar me Kosoven dhe Maqedonine.

Pergjegjesi i Sektorit Veterinar ne Qarkun e Kukesit z Osman Elezi dhe nje panorame te plote te perhapjes se kesaj semundje ne qarkun tone dhe tha se kemi marre nje sasi te pare prej 1500 dozash dhe se shume shpejt jemi ne pritje te ardhjes se nje sasie me te madhe te kesaj vaksine me te cilat do te vaksinohen thuajse te gjithe bagetite e trasha me qellim qe demet e blegtoreve ne gjene e gjalle te jene sa me minimale,perhapja e kesaj semundje te izolohet sa me shpejt duke treguar keshtu edhe impenjimin e qeverise Shqiptare ne ruajtjen e shendetit te qytetateve si dhe perballimin e kesaj semundjeje infektive te bagetive.

Ne perfundim nga ana e z Domi u dhane porosi per ndjekjen me perparesi te kesaj situate nga ana e sektorit te veterinarise si ne vaksinimin e kafsheve,izolimin e atyre qe jane infektuar,marrjen e masave per bllokimin e leviuzjes se kafsheve nga fermat ne pazar,bllokimi i aktivitetit te pazarit te gjese se gjalle deri ne nje urdher te dyte si dhe marrjen e masave per evidentimin e demeve si dhe per groposjen e kafsheve te ngordhura ne prani te veterinerit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *