Takim me Organin Këshillues , për Sistemin e Adresave dhe Takim në Vlahën Has.

Takim me Organin Këshillues , për Sistemin e Adresave dhe Takim në Vlahën Has. 

Me date 24.04.2019 ne sallen e takimeve te Institucionit te Prefektit te Qarkut u zhvillua takimi i Organit Keshillues te Prefektit Komitetit Rajonal Antitrafik dhe i Tryezes Teknike Antitrafik me tematikē"Situata e dukurive te Trafikimit te Personave dhe e Dhunës ne familje si dhe lufta kunder ketyre dukurive ne Qarkun tone".Ne kete takim perveç antareve te ketyre organizimeve merrnin pjese edhe znj Lulzime Gjyryqi se bashku me nje shtetas amerikan pjesetar i Korpusit te Paqes me aktivitet ne Tropojë.Ne shkalle Qarku te dhenat e dukurise te trafikimit dhe te dhunes ne familje jane ne renje por kerkohet angazhim akoma me i madh per ta bere dukurine te paperfillshme ne Qarkun KukesFjalen e hapjes se ketij takimi e beri Prefekti i Qarkut Kukës z Zenel Kuçana i cili porositi te gjithe antarët te kene vemendjen e duhur në luften kunder fenomenit te trafikimit.

Materialin e pregatitur me kete rast e paraqiti dhe e komentoi ne slajte Sekretari i Pergjithshem dhe Kryetari  i Tryezes Teknike z Abdulla Domi i cili në fjalën e tij theksoi se ka pasur nje angazhim te mire te strukturave të Drejtorise Vendore të Policise se Shtetit dhe te Policise se Kufirit dhe Migracionit Kukës ne luften kundër fenomenit te trafikimit të personave, evidentimin e personave apo grupeve kriminale qe merren me kete veprimtari te paligjshme , me qëllim goditjen në kohe të këtij aktiviteti si dhe marrjen e masave per vënien para përgjegjesisë ligjore të personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në fund të takimit z Kuçana në cilësinë e kryetarit te Komitetit Rajonal Antitrafik ju solli në vëmendje të pranishmëve qe te vazhdojme angazhimin institucional dhe njerezor për marrjen e masave në luften kunder fenomenit te trafikimit si dhete dheunes ne familje.

2-Takim per punen qe po behet per adresarin dhe emertimin e pjeseve te Territorit Publik

Ne zbatim te detyrave te vendosura nga Ministria e Brendshme  per adresarin dhe emertimin e pjeseve te territorit publik , me date 25.04.2019 sallen e takimeve ne Institucionin e Prefektit te Qarkut Kukes u zhvillua nje takim.Merrnin pjese nenprefektet e rretheve Has dhe Tropoje,perfaqesues te sektorit te urbanistikave te bashkive si dhe perfaqesues te keshillave bashkiakê ne shkallē Qarku.Nga ana e Prefektit u kerkua realizimi me korrektesē i kalendarit te realizimit te ketij proçesi si dhe bashkëpunimi ne mes institucioneve qe kanē detyra ne këtē proçes.Kerkohet bashkepunimi edhe me nënprefektët dhe dergim informacioni nga bashkitë çdo fundjavê ne Institucionin tonê.Nga ana e pêrfaqësuesve te bashkive pati angazhim per punë konkrete për të realizuar këtē detyrē deri me datë 31 Tetor 2019.

3- Me rastin e 75 vjetorit të masakrës së zhvilluar në lagjen Karakush Vlahën Golaj Has

Me rastin e 75 vjetorit te masakres se zhvilluar nga naziste gjermane ne lagjen Karakush te fshatit Vlahen te Njesise Administrative Golaj te Bashkise se Hasit me date 26.04.2019 u zhvillua ne kete fshat prane shkolles 9 vjeçare nje takim dhe koncert artistik.Takimi ishte oprganizuar nga Komiteti i Veteraneve dhe Familjet e Deshmoreve te rrethit te Hasit ku merrnin pjese edhe bashkefshatare dhe perfaqesues te familjes se Karakushve.Ne emer te Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes pershendeti ne kete takim Sekretari i Pergjithshem z Abdulla Domi si dhe Agim Braha nga Organizata e Familjeve te Deshmoreve te rrethit Kukes.Pershendeten ne emer te organizatoreve z Sadik Xhafa nga Komiteti i Veteraneve te LANCL Has si dhe Mehmet Karakushi nga familja.Per te pranishmit u dha nje koncert artistik nga shkolla 9 vjeçare si dhe nje koktej.