PREFEKTI I QARKUT KUKES

 

Takim me Organin Këshillues me temë « Shëndetësia në  Qarkun Kukës »

Në zbatim të Ligjit nr.107/2016 ”Për Prefektin e Qarkut “, të rregullores funksionimit të Organit Këshillues, Institucioni i Prefektit të Qarkut Kukës zhvilloi me date 19.03.2018 takimin e rradhes me tematikë punën në sektorin e shëndetsisë.Fjalen e hapjes e beri Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana i cili foli per rendesine e madhe qe ka per Keshillin e Ministrave sherbimi shendetesor dhe ofrimi i ketij sherbimi tek qytetaret.Pastaj Koordinatori i Pergjithshem z Abdulla Domi beri prezantimin e materialit te pregatitur.
Institucioni i Prefektit për shkak edhe të impaktit që ka në publik ky shërbim ka pasur vazhdimisht në vëmendje të tij punën në këtë sektor me arritjet dhe problemet që mbart dhe që në gjykimin tonë kërkojnë ndërhyrje.Përvec informacioneve mujore dhe zyrtare të ardhura nga Institucionet shëndetësore në shkallë Qarku,nga ana e jonë janë ngritur grupe pune ,të cilët kanë inspektuar pothuajse të gjitha spitalet, qendrat shëndetësore dhe ambulancat e Qarkut Kukës.Puna e këtyre grupeve ka konsistuar në vlerësimin e gjendjes reale në këto njësi ku ofrohet shërbim shëndetësor me qëllim bërjen prezente të gjendjes reale si dhe marrjen e masave.

Statistika me të dhënat që ne disponojmë:

Numri i total i spitaleve 3.
Një spital Rajonal ne Kukës dhe dy bashkiakë në Tropojë dhe në Has.
Numri i mjekëve që shërbejnë në këto spitale 39.
Numri i infermierëve që shërbejnë në këto spitale 246.
Numri i qendrave shëndetësore në shkallë qarku 27.
Numri i ambulancave në shkalllë qarku 141.
Numri i mjekëve që shërbejnë në qendrat shëndetsore 46.
Numri i infermierëve që shërbejnë në qendra shendetsore dhe në ambulanca në shkallë qarku 283.

Ajo çfarë është konstatuar thuajse në të gjitha monitorimet tona në objektet shëndetsore është:
Gadishmëria e personelit shëndetsor mjek dhe infermierë për të ofruar sa më mirë shërbimin ndaj qytetarëvë si një mision sa ligjor aq edhe njerëzor.Higjenë rregull dhe pastërti në këto Institucione sidomos në spitalin Rajonal Kukës por edhe në spitalet bashkiake Tropojë dhe Has.Përmirësim të gadishmërisë me automjete auto-ambulanca të reja .

Problematikat kryesore:
Mungesa e mjekëve specialistë sidomos në spitalet Tropojë dhe Has e në Spitalin Rajonal Kukës.
Gjendja fizike jo e mirë e ndërtesave të spitaleve por sidomos e QSH e ambulancave në disa Njësi Administrative.Mungesa e paisjeve diagnostikuese bashkëkohore të domosdoshme për një shërbim cilësor megjithë përmirësimet e bëra.Mungesa e energjisë elektrike dhe gjendja jo e kënaqshme e bazës materiale në disa qendra shëndetsore. Mungesa e ujit dhe e nyjeve sanitare në disa njësi.
Me keqardhje konstatohet se ka problematikë ndaj kërkohet një angazhim me i madh në kontrollin dhe rritjen e kërkesës së llogarisë për trupën që ofron shërbim në të gjithë institucionet shëndetsore .
Për shkak të amortizmit të madh të objekteve shëndetsore kërkohet të bëhet një studim i plotë për riparimin e objekteve që kërkojnë ndërhyrje apo për ndërtimin nga fillimi të objekteve të reja.
Të insitohet për nxjerrjen e fondeve për përmirësimin dhe zëvendësimin e aparaturave shëndetsore.
Të kërkohet nga organet eprore plotësimi me mjekë specialistë në spitalet Tropojë dhe Has.
Të insistohet dhe të vazhdohet plotësimi i nevojave të QSH apo i Ambulancave me paisjet e punës dhe me medikamentet e domosdoshme.Rekomandohet kontroll i vazhdueshëm dhe inspektime në terren  nga ana e drejtuesve të këtyre Institucioneve me qëllim njohja me situatën për të dërguar në Prefekturë dhe në organet eprore sugjerimet tuaja për përmirësimin e punës në këtë sektor.
Folen ne kete takim z Agron Hoxha (Kukes),Aristogena Geca (Has) dhe Avni Boshnjaku (Tropoje) nga Drejtoria Rajonale e Shendetesise,z Defrim Korbi nga Fondi i Sigurimit te Detyrueshem Shendetsor, dhe Shkelzen Ibro nga spitali Has.
Foli ne takim edhe z Abedin Oruçi Kryetar i Keshillit Qarkut Kukes si dhe te ftuar te tjere.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Kukës ju ofron edhe garanton gjithë mbeshtetjen institucionale për përmirësimin e situatës në funksion të rritjes së cilësisë  së shërbimit ndaj qytetarëve.